web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kapën me 42 kg drogë në makinë/ Ja kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Itali

10 Dhjetor 2017, 08:19, Aktualitet CNA

Dy të rinjë shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e datës 6 dhjetor nga karabinierët e Pordenones në parkingun e një qendre tregtare, pasi u kapën me 42 kilogramë drogë, e llojit marijuanë.

Mësohet se dy shqiptarët e ndaluar janë shtetasit, Gramoz Ismailaj, 28 vjeç banues në Savona dhe Arkid Sakiu, 28 banues në Tagliamento.

Dy shqiptarët e arrestuar me 42 kilogramë drogë marijuanë kanë dalë në gjyq, por nuk kanë thënë asnjë fjalë.

Bashkë me ta janë ndaluar edhe tre italianë nga Brindisi, Pietro Buzzerio, 53 vjeç, Francesco Angelini, 39 vjeç e Domenico Spano, 43 vjeç.

Dje ata kanë dalë para gjykatës, por asnjëri nuk ka thënë asnjë fjalë, duke qëndruar në heshtje./ CityNews





Lajmet e fundit nga