web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bilanci i policisë/ Ja sa persona kanë shkelur ligjin në vetëm një javë

10 Dhjetor 2017, 12:28, Aktualitet CNA

Policia Kufitare në të gjithë vendin ka vijuar punën, për parandalimin, evidentimin dhe gotitjen e paligjshmërisë në pikat e kalimit të kontrollit kufitar si dhe në kufirin jeshil e detar.

Në këtë kuadër gjatë javës kanë kapur dhe proceduar penalisht 23 shtetas, të cilët tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, pasi kishin probleme me afatet e qëndrimit në hapsirën Shengen; janë kapur 9 persona në kërkim, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale; janë proceduar penalisht 7 shtetas për falsifikim të dokumentave, si dhe një shtetas italian për mos deklarim të vlerave monetare në kufi.

Ndërsa gjatë patrullimeve në kufirin jeshil janë kapur dhe prapësuar në mënyrë vullnetare 21 shtetas, klandestinë, të ardhur nga vendet e treta, nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, me qëllim kalimin për në një nga vendet e BE-së; janë proceduar penalisht dy shtetas që kanë lëvizur nga vendbazimet me mjetet lundruese gomone pa njoftuar më parë për lëvizjen; janë prapësuar 309 shtetas që nuk justifikonin arsyen e lëvizjes për në vendet e BE-së

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së trafiqeve të paligjshme dhe të lëndëve narkotike, gjatë kësaj jave janë goditur 2 raste të tentativës për trafik të lëndëve narkotike, si dhe 1 rast për trafik të mjeteve motorike.

Ndërkohë policia kufitare po kryen patrullime të përbashkëta me policitë homologe kufitare, të Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës, duke koordinuar veprimet, për të dënuar çdo rast të shkeljes së ligjit. /CityNews

 

 





Lajmet e fundit nga