web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjike/Tentoi të vriste veten pas problemeve në familje: Vajza prek publikun me mesazhin për babanë

3 Dhjetor 2017, 13:55, Aktualitet CNA

Në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E diela shqiptare?, një e re nga Belshi preku publikun me historinë e saj të dhimbshme të jetës. Ajo rrëfeu se pas martesës me mblesëri të bërë nga babai i saj dhe lindjes së djalit të saj, kishte nisur të kishte probleme me familjen e bashkëshortit.

?Pas martesës, 3 ditë ndenji në shtëpi dhe u nis për Greqi sepse aty punon. Në shtëpi më la me prindërit e tij me të cilët fillimisht shkoja shumë mirë. Por gjithçka ndryshoi kur erdhi në jetë djali. Ata nuk ishin në gjendje ekonomike, por djali kishte shpenzime. Nuk donin të më blinin pelena për tim bir po më thoshin që ta mbaja me qese plastike. Është krim.?- u shpreh ajo në studion e emisionit, duke rrëfyer më tej se bashkë me bashkëshortin, vendosën që ajo të shkonte të jetonte tek prindërit e saj.

Por për shkak të gjendjes së tensionuar, me vjehrrën që i thoshte se ajo në shtëpi do të kthehej vetëm në arkivol dhe bashkëshortin që e akuzonte se e ndau nga prindërit, ajo tentoi të kryente vetëvrasje.  ?Hyra në dhomë dhe piva kokrra. Nuk e doja më jetën time. Më çuan në spital, në Elbasan. Mendoja si i ktheva djalit dhe prindërve kurrizin.?- u shpreh e reja në studio. Ajo më tej tregoi sesi dalëngadalë bashkëshorti i saj nisi të transformohej dhe madje e kishte goditur dhe i kishte kërkuar të ndaheshin në fejesën e vëllait të saj.

?I thashë babait dhe ai më tha që të vendosja vetë, vetëm se i vinte keq që më martoi me atë person. Që nga ajo ditë, ai la pas dore veten e tij dhe i bën dëm vetes duke pirë.?- u shpreh e reja, e cila kishte ftuar të atin në studio, për t?i kërkuar atij që të mos ndihej më në faj për atë që kishte ndodhur. ?Unë dua që t?i të ndalosh së u mërzituri për mua. Dua që të ndalosh së piri sepse unë do të bëj përpara, për mua dhe për djalin!?- i tha ajo babait në emision, i cili u shpreh se do të mundohej ta mbante fjalën./CityNews





Lajmet e fundit nga