web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Google po ndihmon shtëpinë e modës që të krijojë një fustan të bazuar në të dhënat tuaja personale

28 Nëntor 2017, 22:40, Aktualitet CNA

Ivyrevel, një shtëpi modë e mbështetur nga H & M Group, është partnerizuar me Google për të zhvilluar “veshjet e të dhënave” që janë përshtatur me  preferencat tuaja personale.

Kjo veshje do të bazohet në aktivitetet tuaja personale bazuar në të dhënat e mbledhura nga një aplikacion i smartphone.

Mënyra se funksionon aplikacioni është se përdor mjete të ndërgjegjësimit të zhvilluara nga Google për të mbledhur informacion mbi vendndodhjen e përdoruesit, aktivitetin fizik dhe motin.

Informacioni i grumbulluar pastaj kalon përmes një algoritmi që harton një fustan me porosi.

Bashkëthemeluesi i Ivyrevel Aleksandar Subsoic tha se është thelbësore për ambiciet e shtëpisë së modës për të “bashkuar kreativitetin e modës me inovacionin teknologjik”.

Të dhënat do të ndryshojnë plotësisht mënyrën e zgjedhjes së veshjeve tuaja, çdo gjë nga zgjedhja e materialeve, deri në formën, prerjen, ngjyrën, detajet, gjithçka.

Sipas Ivyrevel, çmimi për aplikacionin do të fillojë rreth 99 dollarë./CityNews





Lajmet e fundit nga