web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkimet për Eskobarin e Ballkanit/Në cilat zona të Shqipërisë fshihet Klement Balili?

25 Nëntor 2017, 10:12, Aktualitet CNA

Gazetarët gjermanë kanë zbuluar, se ku fshihet Klement Balili, i cili ndodhet në arriti prej më shumë se një viti.

Kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha, i cili ka ndjekur nga afër investigimin e gazetarëve gjermanë.

Të dhënat e para flasin për fshehjen e Balilit në Shqipëri dhe konkretisht në jug të vendit.

Më herët gazetari Artan Hoxha, ka  bërë publike informacione rreth vendndodhjes  së Balilit.

?Janë filtruar zonat ky dyshohet se ai mund të ishte. Pati dyshime se ai ndodhej në jug të vendit. Për shumë kohë ai ka qëndruar në Tiranë. Ka patur një moment në 16 tetor (2016), ku u tha se ai ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Tushemisht drejt Maqedonisë, me dokumente të falsifikuara. Por, kjo gjë nuk është verifikuar. Janë bërë 4 tentativa për ta arrestuar Balilin, por kjo nuk është arritur?, është shprehur Hoxha.

I pari operacion është zhvilluar në verë 2016, gjatë kohës kur ka qenë piku i turistëve në Sarandë. U tentua të arrestohej, por operacioni dështoi, pasi ai u informua.

Operacioni i dytë është bërë diku rreth datës në 20 tetor 2016. U dërgua skuadra speciale nga Tirana për të mos patur dekonspirim të operacionit, por në momentin kur u ngrit prita, ai la makinën dhe u largua. Në mjetin e blinduar ai la celularin për të shmangur arrestimin.

Tentativa e tretë u bë tre ditë më vonë. Pati informacion se ai do të ishte në një stadium ku luante Delvina. Duke përfituar nga fakti se në stadium ka shumë njerëz, aty u dërgua sërish nga Tirana skuadra speciale, e kamufluar si tifozë, civilë. Por ai nuk shkoi në stadium. Pas ndeshjes është kontrolluar makina e kryetarit të bashkisë, por ai nuk u gjet.

Ka patur edhe një tentativë të katër për ta arrestuar, por gjithçka ka rezultuar blof./CityNews





Lajmet e fundit nga