web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza e Artan Hoxhës për Prokurorinë/Balili fshihet në Shqipëri

25 Nëntor 2017, 09:39, Aktualitet CNA

Që Klement Balili ka patur mbështetje të plotë nga nivele të larta politike, kjo është thënë disa herë nga mediat në vend, por edhe ato ndërkombëtare.

Por, mbështetje të plotë, Balili ka edhe nga organet e drejtësisë, si Policia dhe Prokuroria.

Prej më shumë se një viti, Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtarë, por ende nuk ka arrestim të tij.

Gazetari  Artan Hoxha ka akuzuar Prokurorinë, se  ka lejuar Klement Balilin të fshihej në Shqipëri.

Gjatë një investigimi me gazetarët gjermanë, në resortin e Eskobarit të Ballkanit,  Hoxha ka zbuluar të dhëna se si Prokuroria dhe Policia bënin sikur po hetonin Balilin, ndërkohë që i kanë krijuar imunitet përballë drejtësisë.

?Prokuroria jonë po e lejonte Balilin të mblidhte dhe dorën e fundit të sezonit të mbarë turistik. Gazetarët gjermanë kanë qëndruar tri ditë vetëm në këtë resort, gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri.

Na është dashur të hulumtojmë ku fshihej Keli (e ku tjetër je më i sigurt veçse në Shqipëri), pse nuk e arrestonte dot policia dhe pse prokuroria bënte sikur po hetonte Eskobarin e Ballkanit.

Policia private e Balilit dhe rrjeti i tij në Sarandë e Delvinë ishte më të organizuar dhe gati më i madh në numër se policia e shtetit në këto dy njësi vendore??, është shprehur Hoxha.

Klement Balili akuzohet nga autoritetet  shqiptare greke për trafik droge./CityNews





Lajmet e fundit nga