web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kap me 16500 euro/ Në pranga shqiptari i sapo dalë nga burgu

22 Nëntor 2017, 13:21, Aktualitet CNA

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptari në Breshia.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se i arrestuari sapo kishte mbaruar dënimin prej 10 vitesh, ku ishte dënuar nën akuzën e krimet e shfrytëzimit të prostitucionit, shitje kokaine, dëmtim personi dhe mbajtje armësh në vende publike, të gjitha të kryera në fillim të viteve 2000.

Gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij janë sekuestruar nën cilësin e provës materiale 1 kilogramë kokainë të pastër, 16500 euro dhe një pistoletë. Kokaina ishte e pandarë në doza dhe në rrugë do të shitej për mbi 100 mijë euro.

Policia italiane ka bërë të mundur shoqërimin e tij në komisariat, më tej në qeli, ku dhe iu komunikua masa e arrestit me burg. /CityNews





Lajmet e fundit nga