web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reformimi i ASH/ Fuga tregon tregon plagët e Akademisë

22 Nëntor 2017, 11:50, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me grupin reformator të Akademisë së Shkencave në lidhje me reformën në këtë institucion.

I pranishëm në këtë takimi, akademiku Artan Fuga ka vënë gishin në plagët e Akademisë dhe funksionimit të saj deri më sot, që nga pranimet, botimet, fondet, projektet e mbajtura për vete e më radhë dhe ka renditur të gjithë pikat sipas të cilave ai ka thënë se duhet të bëhet reforma e kërkuar.

Ndër të tjera, Artan Fuga theksoi se ?Akademisë së Shkencave i duhen dhënë fondet që planifikohen në dokumentin e MF kundrejt angazhimit të saj për reformim brenda 2018.?

Sipas Fugës, në radhë të parë duhet reforma e analizës që deritanishme të ASH dhe rezultateve të çdo akademiku.

?Ende nuk ka vëzhgim kritik të punës, pranimet pa kriter të akademikëve, zgjedhjet e fundit farsë, pa u bërë ky katarsis ASH nuk vihet dot në shina?- tha Fuga.

Gjithashtu Fuga tha se ?Reforma e personelit që ka ngelur në mes të rrugës, potenciali real në funksion të moshës, vendbanimit, a mundet që të mos ketë as gradën Dr, nuk duhen Dr të rinj?

Akademiku Fuga ka vënë theksin edhe te reformimi i statusit të akademikut dhe pranimeve të reja, ndërsa u shpreh se ?Reforma e statusit të akademikut dhe pranimeve të reja, është përfaqësues i punës së tij apo fushës brenda shkencëtarëve, pse nuk ka pranime mbi bazën e oponencë, pse ka frikë të bëjë thirrje të hapura për anëtarësim, si është e mundur që s’ka më asnjë dallim mes akademikëve dhe akademikëve të asociuar si rezultat i presionit për honorarë.?/ CityNews





Lajmet e fundit nga