web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërkombëtarët nisin kërkimet për krijimin e SPAK/ Prokurorët vendas mundësi të pakta përzgjedhjeje

19 Nëntor 2017, 09:25, Aktualitet CNA

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) është në qendër të vëmendjes nga ndërkombëtarët të cilët kanë nisur punën për ngritjen e saj, pasi konsiderohet si thelbi i reformës në drejtësi.

Sipas ndërkombëtarëve viti 2018 do të shihet si vendimtar pasi arrestime të bujshme priten, sikurse ka deklaruar dhe ambasadori amerikan Donald Lu ?për të parën herë peshku i vogël do të hajë peshkun e madh?.

Aktualisht përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve dhe BE-së janë në fazën e piketimit të figurave të denja për të qenë pjesë e SPAK.

Referuar burimeve të gazetës ?Sot?, ndërkombëtarët janë dilemë nëse ka në vend prokurorë apo gjyqtarë që i plotësojnë të gjitha këto kritere dhe për këtë arsye po shihet si mundësi që pjesë e SPAK të jenë dhe personalitete që janë arsimuar jashtë vendit ose që punojnë jashtë.

Synimi i ndërkombëtarëve është që në institucionin kryesor të luftës ndaj korrupsionit të mos vihen persona që mund të jenë përfshirë në afera korruptive, prandaj si mundësi po shihen dhe personalitetet e jashtëm.

Procedurat për ngritjen e SPAK mund të nisin pas rreth 3 muajsh dhe plani është që brenda 2018 ajo të jetë gati për të goditur zyrtarët e lartë. /CityNews

 

 

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga