Mero Baze tregon pse Vjollca e Topit hoqi Sokol Ballën
Pasi CityNews dha i pari lajmin e shkarkimit të Sokol Ballës...
Goditja e parë në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit? është bërë nga Fieri.
Në një dalje për mediat, Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Drejtues, Albert Nushi ka deklaruar se në kuadër të operacionit ?Grand? u arrestuan 3 shtetas, anëtarë një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, vrasjeve dhe rrëmbimeve.
Gjithashtu policia bën të ditur se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar armë e lëndë narkotike, si dhe janë arrestuar shtetasit e mëposhtëm:
Kujtim Kuçi
Bashkim Ahmeto
Dritan Tusha
Gjithashtu policia ka sekuestruar asete dhe prona të dyshuara si të krijuara nga veprimtaria kriminale e këtij grupi. Policia deklaroi se ky grup është përgjegjës për dhjetëra raste të trafikut të drogës, vrasje e rrëmbime.
Njoftimi i policisë:
Operacioni ?Forca e Ligjit? ka realizuar goditjen e parë ndaj një grupi kriminal që në skedën operacionale figuronte me aktivitet në fushën e narkotikëve, në zonën e Fierit. Janë sekuestruar armë dhe lëndë narkotike.
Në kuadër të operacionit janë ndërmarë një sërë masash tekniko?organizative e policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale. Në fokusin e Policisë në këtë periudhë ka qenë evidentimi, identifikimi dhe goditja e aktivitetit të grupeve kriminale që operojnë ndër vite në fushën e narko-trafikut, por edhe të aseteve që keto grupe zotërojnë.
Nga strukturat policore të Drejtorisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë e Vlorës, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH, u finalizua operacioni policor i koduar ?Grand?, ku u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të skeduar si anëtarë të ketij grupi me tendenca të theksuara kriminale në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimit të personit:
? Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.
? Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.
? Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.
Arrestimi i tyre u krye mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se dispononin lëndë narkotike. Mbi bazën e këtyre të dhënave, u ushtrua kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit Kujtim Kuçi, në fshatin Fermë Çlirim.
Gjatë ndërhyrjes së policisë në ambientet e lokalit janë ndaluar shtetasit e mësipërm dhe pas kontrollit, shtetasit Kujtim Kuçi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës Glock dhe 2 krehra me fishekë.
Shtetasit Bashkim Ahmeto iu gjet dhe sekuestrua 1 pako me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock dhe një krëhër me fishekë.
Shtetasit Dritan Tusha iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës material veç armëve të zjarrit dhe drogës, edhe:
? 4 automjete, njëra e blinduar;
? 2 armë gjahu;
? 1 dedektor valësh;
? shkop gome;
? 2 thika me përmasa të ndryshme;
? 8 telefona celularë;
? 900 euro
Shtetasit e ndaluar, si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sativa, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Gjithashtu, ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, dyshohet se ka qënë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht.
Paralelisht me hetimin penal, Policia ka nisur edhe hetim për të gjitha pasuritë që zotërojnë anëtarët e grupit, të dyshuara si produkt i pastrimit të veprës penale të kryer prej tyre.
Deri tani janë identifikuar disa prej pasurive, si:
? 1 kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihet hoteleri, restorant, pikë karburanti;
? 2 automjeje;
? 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem;
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak?, ?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta? dhe ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?.
Operacioni ?Forca e Ligjit? do të vazhdoje intensivisht deri në realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare./ CityNews
Pasi CityNews dha i pari lajmin e shkarkimit të Sokol Ballës...
Policia ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me sekuestrimi...
*Valbona Mezini Partia Demokratike prej muajsh është e sëmu...
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, nuk e ka pritur aspak mi...
Pas konferencës për shtyp të përfaqësueses së lartë të BE-së...
Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale...
Policia e Shkodrës ka kapur një mjet tip furgon i cili po tr...
Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, i cili rezultonte si një...
Konfindustria, mbështetur në shqetësimet e ardhura pranë saj...
Specialistët e Seksionit për Krimet kanë arrestuar shtetasin...
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Pogradec,...
Policia ka arrestuar shtetasin me inicialet D. M., 36 vjeç, ...
Një minator i moshës 20-vjeçare ka humbur jetën paraditen e ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejt...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ishte i pran...
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politika të jashtme dhe si...
Një këmbësor është aksidentuar për vdekje mëngjesin e sotëm ...
Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu po zhvillon një tak...
ZGJIDHJA u shpreh kundër vendimeve më të fundit të qeverisë ...
Kryeminsitër duke gëdhirë e mërkurë 15. 11. 2017 diktatori i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...