web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë/ Humb jetën këmbësori

15 Nëntor 2017, 11:31, Aktualitet CNA

Një këmbësor është aksidentuar për vdekje mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Koplik i Sipërm në Malësinë e Madhe.

Sipas informacioneve të policisë, shkaktar i aksidentit është një 55-vjecar me iniciale Gj. M., banues në fshatin Zagorë, i cili ndërsa drejtonte mjetin tip Benz me targë SH4983E ka përplasur një 40-vjeçar.

Deri tani nuk dihet identiteti i viktimës, por nga vëzhgimet paraprake rezulton se ai është një mashkull rreth moshës 40-vjec. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes së rëndë./CityNews.





Lajmet e fundit nga