web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humb jetën minatori 20-vjeçar në Bulqizë

15 Nëntor 2017, 11:59, Aktualitet CNA

Një minator i moshës 20-vjeçare ka humbur jetën paraditen e sotme në minierën e Bulqizës.

Mësohet se viktima është Eduard Dama 20 vjeç, të cilit i ka rënë sipër një masiv gurësh, ndërsa po punonte në minierë.

Bulqiza është një nga zonat më të pasura të mineralit të kromit në Shqipëri, por së bashku me hapjen e minierave aty janë varrosur për së gjalli dhjetëra minatorë dhe shumica e familjeve aty punojnë sa për të mbijetuar.

Së fundi emisioni italian Le Iene tregoi skamjen në të cilën jetonin banorët e zonës dhe sesi fëmijët punonin si skllevër në malet me minerale./ CityNews





Lajmet e fundit nga