web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafik droge Shqipëri-Napoli/ 26 të arrestuar

13 Nëntor 2017, 08:43, Aktualitet CNA

Policia italiane ka goditur një tjetër grup kriminal të trafikut të drogës, duke bërë të mundur arrestimin e 26 personave.

Mësohet se të arrestuarit trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali.

Gjatë këtij operacioni është sekuestruar një sasi prej 38 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, dhe 7.4 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.

Bëhet e ditur se lënda narkotike, e cila në vlerë monetare kap shifrën rreth gjysëm milioni euro, ishte sjellë nga Shqipëria, dhe do shpërndahej në Napoli.

Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit të koduar ?Smoke Snake?, të koordinuar nga Drejtoria e Antimafias së Napolit, në të cilin u përfshinë mbi 100 efektivë të Guardia di Finanza në Caserta.

26 personat e arrestuar akuzohen për ngritjen dhe pjesëmarrjen në një grup kriminal ndërkombëtar të dedikuar për importimin e drogës nga Shqipëria dhe më pas shpërndarjen e saj në Napoli.

Hetimet për këtë grup kriminal kishin filluar që në maj të vitit 2016./ CityNews





Lajmet e fundit nga