web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria nyje e trafikut të drogës/ Përgjegjësi është kryeministri

13 Nëntor 2017, 11:53, Aktualitet CNA

Pas publikimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave dhe e Varësisë së Drogave ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Në një postim në rrjetet sociale, Petrit Vasili shkruan se përgjegjësia për drogën do ta shoqëroje kryeministrin gjithë jetën…?

Më tej Vasili thekson se ?Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) flet shume qartë, “Që Shqipëria është transformuar në një nyje të trafikut të heroinës.”
Kjo eshte tragjedia më e rëndë për Shqipërinë për të cilën ka vetëm një përgjegjës; ai është kryeministri.?- thekson Vasili.

Ndër të tjera, Vasili akuzon Ramën se jo vetem që nuk e luftoi drogën, por e mbështeti, e shfrytëzoi dhe e përdori atë.

Sipas Vasilit, kryeministri Rama është përgjegjësi për drogën.

?Ai eshte kryefajtori, qe pengoi drejtësinë, pengoi hetimin, ruajti e mbrojti imunitetin e atyre qe akuzoheshin nga prokuroria dhe partneret nderkombetare dhe kete e beri ne parlamentin shqiptar ne syte e gjithe botes.
Po Shqiperia eshte nyje trafikut te heroines. Kryeministri eshte autor i vetem dhe kryesor i saj dhe ai duhet te pergjigjet per kete.?- shkruan Vasili.

Gjithashtu ai shprehet se ?llogjet e tij kilometrike jane vetem devijim deshperues per t’i ikur kesaj pergjegjesie shume te rende, qe do ta shoqeroje gjithe jeten, po gjithe jeten ama…?

Reagimi i Vasilit erdhi pas publikimit të raporti të EMCDDA, e cila thekson se së fundmi Shqipëria po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend./ CityNews





Lajmet e fundit nga