web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qarkullonin rrugëve me pistoletë/ Policia ndalon dy “të fortët” e Kuçovës

11 Nëntor 2017, 12:07, Aktualitet CNA

Dy djem të moshës 20-21 vjeçarë nga Kuçova janë ndaluar nga policia pasi qarkullonin rrugëve me pistoletë dhe nuk pranuan të ndalonin pas urdhërit të policisë.

Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit: Françesko Mehmetaj dhe Olgen Luzi, ky i fundit i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Në lagjen ?Llukan Prifti?,  dy të rinjtë, pasi janë konstatuar nga Policia dhe pas thirrjes së bërë për të ndaluar, kanë hedhur pistoletën “Makarov” dhe kanë tentuar të  largohen me vrap, por janë kapur më pas nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me 3 fishekë.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme  për veprat penale ‘?Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit? dhe ? Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik?? kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278, 242 – 25 të Kodit Penal./ CityNews





Lajmet e fundit nga