web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia shkeli ligjin/ Personi në makinë me Sotën duhej të ishte ndaluar

7 Nëntor 2017, 21:35, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar postimin e ?juristit digjital?, i cili ka akuzuar policinë në rastin e arrestimit të Orest Sotën pasi nuk ka ndaluar personin që ishte në makinë me të gjatë arrestimit sepse personi ka konsumuar vepren penale.

?Cilido qe te ishte personi ne makine me Oresti Soten ai duhej te ishte ndaluar pasi ka konsumuar vepren penale.

Neni 301 te kodit penal thote:

Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Faktikisht ai nuk u ndalua fare.Policia jo pa qellim e la te lire duke shkelur ligjin? /CityNews





Lajmet e fundit nga