web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbuloni çfarë ndodh nëse merrni shoqen e ngushtë si shoqëruese në dasëm

6 Nëntor 2017, 22:40, Aktualitet CNA

Shoqëruesja e nuses është një element shumë i rëndësishëm në një dasëm. Ajo është kryesorja pas nuses dhe mbështetësja më e madhe e saj. Ndihmon në buqetën, në fustanin, dhe në çdo gjë që ajo mund të ndihmojë. Por ajo që është më kryesorja, shoqëruesja e nuses nuk duhet kurrë ta prishi këtë ditë.

Por diçka shumë qesharake ka ndodhur në Alberta, Kanada. Gjatë një fotoshooting me fotografin Ashley Hempel, shoqëruesja e nuses, e quajtur Sharilyn, iu kërkua të mbante fustanin e nuses. Por gjatë këtyre fotove u vu re shprehia e fytyrës së saj, dhe lëvizjet. Pra e gjithë vëmendja iku nga nusja tek shoqëruesja e saj. Këto foto bënë xhiron e rrjetit. Hidhini një sy./CityNews





Lajmet e fundit nga