web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse i ka mbyllur Prokuroria dosjet e korrupsionit

5 Nëntor 2017, 23:01, Aktualitet CNA

Nga Artur  AJAZI

– Mbyllja e hetimeve, mbyllja e dosjeve, (apo mbajtja e tyre pezull për një kohë të gjatë) denigrimi i provave dhe marifete të tjera të këtij lloji, ka vite që përdoren nga segmente të veçanta të organit të akuzës në Shqipëri.

Ditët e fundit, ky organ, nuk dihet sepse po nxiton të hapë dosje të ?reja? të shpikë ?lista të reja?, ndërkohë që ka vite që qindra dosje të vjetra  presin të shkojnë në gjykata, dhe as që kanë shansin të shkojnë atje.

Kjo ndodh jo vetëm me dosjet penale, por edhe  me dosjet e trafikut, por më së shumti ka ndodhur dhe po ndodh edhe me ?malin? me dosje të pronave dhe korrupsionit. Asnjë prej dosjeve të korrupsionit, nuk ka vajtur deri në fund, nuk është hetuar me detaje  dhe fakte, por shpesh për ?njerëzit e mirë?  është përdorur  marifeti ?nuk ka prova të mjaftueshme? nga ?çunat? e Tikut. Realisht organi akuzës ka punuar dhe punon me dy standarde.

Kjo ka ndodhur edhe kur KLSh në këto vite ka rekomanduar raporte flagrante nga abuzimet dhe skandalet financiare që vlerësohen në miliona euro, kjo ka ndodhur edhe kur prokurori çështjes ka qenë dhe mbetet nën urdhërat e partisë, apo peng i aferave të tjera të pushtetit. Mjafton të ndalem konkretisht, tek Prokuroritë e rretheve, të cilat kanë  të hapura aq shumë dosje penale prej 5-6  vitet e fundit, lidhur me origjinën  e rrjetit dhe personave që kanë patur dhe kanë akoma konsumim të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, abuzimit me fondet publike, korrupsionit etj.

Mjafton të ndalesh në dosjet e korrupsionit në arsimin e lartë, ku hetimi ka shtrirje në disa fakultete të Universiteteve të vendit si në Elbasani, Korçë, Durrës, Shkodër, dhe rezulton se ka vite që ndodh një gjë e tillë. Mendohet se prej vitesh ka një rrjet  të zgjeruar fallcifikatorësh diplomash  dhe sekserësh që merren me ?peshkimin? e personave që duan të marrin një diplomë  të ndonjë prej fakulteteve të këtyre universiteteve, pa ardhur asnjë ditë në shkollë kundrejt një pagese të majme.

Natyrshën lind pyetja se kush dhe pse po e mbulon (sa herë që rihapet) skandalin e diplomave në universitetet tona publike, pse mbahen top-sekret hetimet, emrat e pedagogëve në fakultete, dekanëve, ish-drejtuesve  apo drejtuesve të rektorateve ? Një  gjë e tillë ka ndodhur  në mjaft universitete publike të vendit, si  në Elbasan,  në Durrës,  Korçë, Shkodër, ku sërish organet e akuzës mbeten apatike, enigmatike, dhe të përfolurura pavarsisht se kanë vite që hetojnë e mbledhin prova ?të pamjaftueshme?.

Skandali duket se nuk ka të ndalur  ndërkohë që mbahen sekret  për median fakte tronditëse edhe për njerëz që duhej të ishin sot në ndjekje penale, si pedagogë, ish-dekanë, ish-rektorë dhe drejtues aktualë të këtyre  institucioneve. Kjo situatë ka ardhur  pas  zbulimit dhe heshtjes për skandalin e diplomave fallco, të cilat u janë gjetur me firmë dhe vulë dhjetra  zyrtarëve (të shkarkuar tashmë, ose të rënë edhe nga pushteti)  të cilët i kanë  blerë në ?sportelet? e universiteteve tona publike.

Ky vërtetë përbën një  skandal. Diploma  të tilla, u janë kapur  dhe zbuluar personave të ndryshëm që në 10-15 vitet e fundit kanë gjetur strehë në disa institucione të shtetit, duke nisur nga policia, ushtria, arsimi e shëndetsia, madje  ndonjë që ka qenë  edhe ish-kryetar  komune apo dhe bashkie, dhe që sot janë akoma në ndjekje penale.

Por pavarsisht  informacionevet të marra  në rrugë operative , dhe nisjes së hetimeve,  procesi ndaj  personave që kanë qenë dhe janë nën akuzë mbetet  i zvarritur, enigmatik ose i mbyllur. Skandali ka marrë përmasa të tjera pasi bëhet fjalë për diploma fallco, (madje edhe me vulën e shkollave të mesme të disa prej qytete të vendit) që kanë pajisur  në vite shumë persona kundrejt pagesës .

Skandali me diplomat e universiteteve tona publike (duke mos përmendur këtu atyre private)  është zbuluar ndoshta fare rastësisht  dy ?tre vjet më parë, (madje u mbajt për disa muaj i fshehtë) kur në dhjetra raste zyrat e pranimit dhe  evidentimit  të CV në institucionet e shtetit, kanë  veerifikuar  dhe zbuluar,  se personat që aplikonin për vende pune kishin dëftesa dhe diploma të dyshimta.

Menjëherë u ngrit  grup pune  dhe u konstatua se kishim të bënim me një rrjet  fallcifikatorësh  që vepronin prej vitesh në disa rrethe. Hetimet  janë shtrirë nga  pedagogët , dekanët e ish-rektorët me të cilët bashkëpunonin prej vitesh, deri tek drejtuesit aktualë të këtyre institucioneve akademike. Situata më e fundit në të cilën mbeten të zhytura mjaft universitete publike të vendit, natyrisht ka ardhur nga mungesa e kontrolleve dhe profesionalizmit, si dhe mungesa e aftësisë menaxhuese e drejtuese.

Hermetizimi dhe bunkerizimi i organit të akuzës, lë shtegun e hapur për të hamendësuar  gjithçka, pasi rezulton se as 50 per qind e dosjeve të hetuara në 5 vitet e fundit nuk kanë mbërritur në gjykata, duke zvarritur apo mbyllur  qindra dosje. Ndoshta reformimi organeve të drejtësisë duhet të nisë me urgjencë nga Prokuroria, një institucion më tepër parazitar  se prodhimtar, që ka vite që në dyert e gjykatave dërgon  shpesh ?lëndë të parë të skaduar? duke prodhuar vendime qesharake dhe të kontestueshme.

Prokurorët në rrethe  ka vite që ?hetojnë? (apo edhe vegjetojnë) mbi dosje, emra dhe denoncime, dhe nuk dihet sepse nuk mbyllen  dhe nuk dërgohen në gjykata. E vetmja shpresë  mbetet  ndëshkimi i SPAK, për çdo prokuror që ka abuzuar me detyrën, të emëruar nga Adriatik Llalla në 7 vitet e mandatit të tij, që kurrë nuk ka qenë motivues të punës në ekip, aq sa edhe brutalë dhe hermetikë me median gjithmonë kur ndaj tyre janë zbuluar fakte kompromentuese të abuzimit me detyrën.





Lajmet e fundit nga