web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Policia fshehu ngjarjen e prokurorit në Elbasan

5 Nëntor 2017, 14:15, Aktualitet CNA

Ndonëse kanë kaluar disa orë nga raportimi me video i CityNews.al, për aksidentin e prokurorit të Elbasanit Dritan Gina, nga i cili kanë mbetur të plagosur 3 persona, janë aksidentuar 2 makina dhe prishur tabela reklamuese e një karburanti, ende nuk ka një reagim zyrtar të policisë.

Kjo shton dyshimet se Policia e Elbasanit ka dashur të fshehë ngjarje dhe të nxjerrë të pafajshëm, prokurorin Dritan Gina, duke mos e hetuar dhe kryer të gjitha ekspertizat si në rastet e tjera, por duke e hetuar vetëm administrativisht.

Policia nuk ka bërë asnjë raportim zyrtar të ngjarjes ku të nxirrte raportin e saj, nuk është raportuar në prokurori, që në këtë rast ligji e do që materialet të mos referohen në Prokurorinë e Elbasanit, por në një tjetër. Policia ka shkelur të gjitha procedurat e hetimit, vetëm për të mbrojtur dhe nxjerrë të pafajshëm Dritan Ginën.

Atij nuk i është bërë as testi i alkooli e as nuk i është marrë gjak për të parë nëse ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin kur është bërë aksidenti apo jo.

Mënjanimi dhe evitimi i të gjitha këtyre hapave dhe procedurave të mësipërme, të cilat zbatohen në rastet kur protagonistë janë qytetarët e thjeshtë, ngre dyshime se ngjarja është mbajtur e fshehur qëllimisht, dhe se po tentohet të nxirret i pafajshëm prokurori Dritan Gina.

Koha kalon dhe policia ende nuk ka asnjë reagim zyrtar edhe pas publikimit të videos së aksidentit spektakolar të prokurorit Dritan Gina, nga CityNews.al.

Ekskluzive – Aksidenti spektakolar / Prokurori merr para karburantin dhe plagos 3 persona

Video Ekskluzive – Aksidenti spektakolar i prokurorit që merr përpara karburantin / Policia heshti

FOTOT / Ja si u shkatërrua karburanti nga aksidenti i prokurorit të Elbasanit





Lajmet e fundit nga