web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vasili shpërthen ndaj Ramës / Kryeministër në kapsllëk mendimi

5 Nëntor 2017, 12:51, Aktualitet CNA

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, ka shpërthyer në sulme ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, teksa i quan maskarenj, zuzarë dhe kriminelë në pushtet.

Në fjalën e tij të mbajtur në Konventën Kombëtare të LSI-së, Vasili ka shpërthyer ndaj Ramës, teksa thotë se përkundër suksesit imagjinar të Kryeministrit, Shqipëria gjendet në ditët e aj më të këqija, ku krimi droga kriminelët e bandat e strukturuara po qeverisin vendit.

“Ky Kryeministër nuk qeveris dot sepse atij ia kanë zënë frymën dhe e kanë asfiksuar lidhjet e vazhdueshme me krimin e organizuar. E kanë asfiksuar dhe ia kanë kthyer atij në një azëm politike dhe një azëm mendimi. Duhet ta dini që kësaj azme politike dhe kësaj azme mendimi nuk i bën derman as një batalion me breshka.

Nuk ka asnjë tezë, i është tharë fjalori, i janë tharë idetë, broçkullit të njëjtat gjëra, shenja të një kapsllëku mendimi të rëndë. E keni parë se si brenda ditës bërtet për TVSH-në që do ua vërë të gjithëve, pastaj e heq prapë. Është një lajthitje totale. Ofendon të gjitha kategoritë e shoqërisë sepse i ofendon pasi do që të shfryjë dufin e paaftësisë dhe të padijes shtetërore pa shërim që ai ka.”, – shprehet Vasili.

Në përmbyllje të fjalës së tij ai thotë: “LSI është dhe do të mbetet një makinë politikë që gjithmonë do ta mbajë këmbën te gazi që e mira të bëjë përpara por do ta mbajë shumë fort këmbën për të frenuar maskarenjtë, zuzarët dhe kriminelët në pushtet. Këta jemi ne!”. /CityNews

Fjala e Plotë e Vasilit gjatë konventës së LSI-së:

Vëllezër dhe motra, jam sigurisht shumë i privilegjuar dhe i nderuar pafund që sërish nga kjo sallë tu drejtohem mijëra e mijëra bashkëluftëtarëve të LSI-së, të cilët shënuan fitoren e LSI-së më 25 qershor.

Jam sigurisht shumë i nderuar që jeni të gjithë ata që po bëheni mburoja ndaj të keqes, mburoja ndaj pushtetit kriminal dhe jeni ata që punoni për të ardhmen e ndritur të këtij vendi. Jeni njerëzit e kurajës së fortë, jeni njerëzit që nuk ju ka trembur asgjë prej 13 vitesh. Gjithmonë jeni përballur me të keqen dhe i keni treguar vendin asaj.

Sot historia na ka vënë përpara një përgjegjësie të madhe, një përgjegjësie gjithashtu të rëndë, për të mirën e vendit dhe për të mirën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Për të mbyllur sa më parë këtë faqe të zezë që po shkruhet çdo ditë. Kjo porosi që historia na ka dhënë është vetëm një: Rama të ikë. Sepse ky Kryeministër që ne kemi nuk ndahet dot nga krimi. Është organizatori, frymëzuesi, pagatori dhe përfituesi i krimit dhe kriminelëve.

Jemi të gjithë këtu, misionarë dhe luftëtarë, për ta ndalur sot këtë Kryeministër që është peng i krimit të organizuar dhe që ka vetëm një strategji: që jo vetëm të çojë drogë rrugëve të Evropës dhe të pasurojë kriminelët por njëkohësisht të grabisë edhe milionat e parave të shqiptarëve me tendera dhe me pistoletë në kokë.

Shqiptarët duan ta dinë një herë e mirë që nuk i kanë munguar kurrë miqtë e mirë, brenda vendit dhe shumë miq të mirë jashtë tij. Janë miq të tillë, të cilët ia duan të mirën Shqipërisë edhe më shumë se ca shqiptarë por edhe më shumë se ca ambasadorë. Jam sot këtu që të tu them një gjë shumë të rëndësishme. Është e vërtetë që pushteti është përpjekur të blejë me para të pista, por ai pushtet nuk mundet dhe nuk do të blejë asnjëherë njerëzit e ndershëm, njerëzit e lirë dhe zërat që janë kundër.

Unë jam i bindur që në Shqipëri ka shumë dinjitet dhe ne do të përballemi me të keqen. Këtë të keqe në do ta mundim sepse paratë e pista nuk e blejnë dot as zemrën e bardhë të LSI-së, as intelektualët me dinjitet, as gazetarët e pavarur dhe as artistët e këtij vendi.

Por do të ishte dy herë fatkeqësi në këtë vend në qoftë se se ne opozita shqiptare do ta çonim në mend që do ta zbrisnim këtë Kryeministër nga karrigia me të fortë, me kriminelë, me trafikantë apo me të ngjashëm si ata. Jo kurrë! Ramën dhe krimin do ta shkulim me vlerat e pavdekshme të këtij kombi, do ta zhdukim me ata që varfërohen deri në palcë e më shumë se kushdo nga politikat favorizuese të oligarkëve. Do ta ulim dhe do ta rrëzojmë me ata qindra dhe mijëra të rinj që duan një Shqipëri të mirë dhe të pastër, jo të ndyrë me drogë e krim ashtu sikurse ky shkollëpaku e ka bërë. Do ta zhdukim me ata mijëra punonjës të thjeshtë që nuk duan të kërcënohen nga largimet dhe spastrimet pa ligj nga lloj-lloj zuzarësh të paditur dhe të kapur që kanë zënë për gryke shtetin dhe u bëjnë presion me bukën e gojës. Ne do ta mposhtim me atë mijëra punonjës të thjeshtë të shtetit që nuk duan të qeverisin drogaxhinjtë me apo pa konkurs. Ne duam të qeverisim me ata policë të ndershëm e të thjeshtë që nuk i janë bindur thirrjeve për të hequr kapelat dhe për të bërë vota, me ata ushtarakë që duan t?i shërbejnë Atdheut me krenari dhe ndershmëri.

Ky Kryeministër nuk qeveris dot sepse atij ia kanë zënë frymën dhe e kanë asfiksuar lidhjet e vazhdueshme me krimin e organizuar. E kanë asfiksuar dhe ia kanë kthyer atij në një azëm politike dhe një azëm mendimi. Duhet ta dini që kësaj azme politike dhe kësaj azme mendimi nuk i bën derman as një batalion me breshka.

Nuk ka asnjë tezë, i është tharë fjalori, i janë tharë idetë, broçkullit të njëjtat gjëra, shenja të një kapsllëku mendimi të rëndë. E keni parë se si brenda ditës bërtet për TVSH-në që do ua vërë të gjithëve, pastaj e heq prapë. Është një lajthitje totale. Ofendon të gjitha kategoritë e shoqërisë sepse i ofendon pasi do që të shfryjë dufin e paaftësisë dhe të padijes shtetërore pa shërim që ai ka.

Dëmi që ky njeri po i bën në çdo minutë vendit është një dëm i madh dhe shumë i vështirë për tu riparuar. Ndaj të gjithë bashkë, misionarë të LSI-së dhe jo vetëm, njerëz të shoqërisë civile, masa të gjera të njerëzve të thjeshtë duhet patjetër ta shpëtojmë sot Shqipërinë që këto plagë të mos jenë të rënda dhe të pariparueshme. Sa më shumë minuta që Rama rri në pushtet aq më vështirë do të jetë për ta sjellë Shqipërinë në atë parametra që ne duam.

Ky Kryeministër që mbaroi fasadat e shpëlara të ndërtesave shqiptare por përpiqet që të shpëlajë edhe fasadën e vetëdijes së tij. Pasi reklamoi 99% të drogës që e paskësh zhdukur tonelatat që kapen çdo ditë ia çjerrin këtë fasadë të re, i bëjnë copë-copë dhe ia hedhin fytyrës. Sot ai është më i vetmuar se kurrë pasi droga, krimi, matufepsja politike dhe arroganca e një të sëmurë pa derman ia largojnë njerëzit dhe e detyrojnë që të rri vetëm.

Pata lajmëruar në Parlamentin e Shqipërisë, jo më shumë se dy javë më parë se do të kishte zhvillime shumë të mëdha, zhvillime që po ndodhin, por ju premtoj se do të ndodhin zhvillime shumë më të mëdha që do ta rrëzojnë në mënyrë shumë të shpejtë, çështje javësh, këtë Kryeministër të degraduar.

Të nderuar delegatë të Konventës, LSI-a sot, si në shumë raste të jetës së saj politike, është ndodhur pa dy rrugëve, rrugës së pajtimit me krimin, drogën, me situatën e rëndë dhe pa shpresë të vendit dhe me rrugën e vështirë për ta nxjerrë vendin nga ky problem. Ne kemi zgjedhur rrugën e dytë, këtë rrugë e cila e ndriçon Shqipërinë, që i përzë maskarenjtë dhe ua bën të rinjve një Atdhe të dashur. Dhe ne kësaj rruge të fortë dhe të vështirë do t?i shkojmë përpara siç i kemi shkuar këto 14 vite.

LSI është dhe do të mbetet një makinë politikë që gjithmonë do ta mbajë këmbën te gazi që e mira të bëjë përpara por do ta mbajë shumë fort këmbën për të frenuar maskarenjtë, zuzarët dhe kriminelët në pushtet. Këta jemi ne!





Lajmet e fundit nga