Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Agim Xhafka
U mbush java që Tahiri është në hit parade të skandaleve. Siç po rri në atë maje edhe PS që po mundohet me marrëzi të justifikojë provat që implikojnë ish-ministrin.
Kur ai doli nga përgjimet italiane i lidhur me klane trafikantësh droge,u tha se nuk bëhej fjalë për të. Ishin rrena dhe shkrime gazetash. Qënkej një Saimir tjetër, gati sa nuk u pranua zyrtarisht se mund të ishte Saimir Pirgu!!!
Kur u kap një i njohur i tij me 800 mijë euro në makinë dhe me dy leje drejtimi anijesh me emrin e Tahirit,u tha se ishin pare të një biznesmeni që do paguante blerjen e 2.000 tonëve hekur.
Nesër,në se një studente, p.sh. vajza K.L. akuzon Saimirin se e ka ngacmuar seksualisht, PS do nxjerrë në foltore Taulantin urgjent që do thotë:
1-Kjo vajzë është nga Tropoja,
2-Ajo ka përdhunuar Tahirin.
Loja e justifikimeve ka bërë që shteti të drobitet. Saimiri është kthyer tani në një ndryshk të egër mbi trupin e vendit. E kur pritet të ndërhyhet për pastrim,lihet siç është me porosinë,mos e prekni këtë ndryshk, mbrohet nga Rama.
Kuptohet që kjo mbrojtje e zjarrtë bëhet nga një frikë e madhe e Ramës me të tijtë. Çdokush e kupton se Saje Qorri nuk është aq qorr e shurdh. Ka plot gjëra që ai i ka magazinuar diku që qeveria ta mbrojë me çdo çmim. E po duket acik trembja që ka përfshirë të madh e të vogël. Nuk flet askush për këtë metastazë aq të dukshme e të rrezikshme. Jo vetëm deputetët që vijnë nga bandat, por edhe socialistët e racës heshtin. P.sh. hesht edhe Majko. Ai që pafajësinë e ka shtrirë në krejt portretine tij. E sigurt që Tahiri atë s?ka me se e kërcënon,por e sigurt po del që Majko do më shumë postin se pastërtinë e partisë së tij. Njësoj dhe plot të tjerë. Bëjnë sikur as dëgjojnë as shohin. Ndërkohë ndryshku përparon,gërryen qeverinë,maxhorancën e shtetin.
Sikur Tahiri të ishte ministër i qeverisë Berisha me kaq e kaq fakte e mënxyra, me siguri që protestat, djegiet e gomave, tullat, gurët, pllakat e bulevardit do kishin bërë kërdinë. Shqipëria do ishte në zjarr e flakë dhe me të drejtë. Atdheun po e ha mafia, i ka hyrë në çdo qelizë, hap çdo zyrë e do e ndeshesh, udhëto kudo e do e kuptosh. Në varfërinë masive dhe në banditët që kullufisin tendera e koncesione.
Tahiri po bëhet simboli i PS. Nuk do jetë çudi që dora me trëndafil e socialistëve të shndërrohet në trëndafil me portretin e Tahirit në mes. Se ai është si çanta e Tak Brahos dikur. Por nuk e ka aq të dukshme e të madhe. Se gjëmat i ka në cd e shpërndarë në shumë baza. Tentakula kanosje ngado, si dragoi me dyzet gjuhë që nxjerr zjarr nga goja. Ditët do vijnë me fakte të reja. Ish-ministri është si apandecit i infektuar. Ka plasur në barkun e shtetit e në vend të ndërhyjnë kirurgët për pastrim e operim, ndërhyn Rama e urdhëron që zjarrmin e t?ja mjekojnë me kompresa me uthull molle. Të presim dhe ca , se peritoniti nuk është larg, çështje ditësh …
Dogana e Kapshticës vijon të ketë probleme me lejimin e kali...
Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës, 45-vjeçarja me inici...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka miratuar sot në Konventën...
Zbardhen pasuritë e dy familjeve më të përfolura në Elbasan ...
CityNews.al sjell videon ekskluzive të aksidentit spektakola...
Një aksident spektakolar që për fat të mirë nuk ka pasur asn...
Struktura antikorrupsion e ngritur nga princi i kurorës në A...
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje nga ngjarja e mbrëmjes së...
Tregu i pasurive të paluajtshme po përjeton një periudhë të ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, gjat...
Midis disa varianteve të shumëdiskutuara, lidhur me çmontimi...
Shqipëria po kalon një situatë të tensionuar politike, që mu...
Qeveria do ta rikthejë vëmendjen tek investimet në rrugë kët...
Jo vetëm me gomone e skafe, por tashmë edhe deti po “trafiko...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me traditën e të uruarit “Mi...
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një rritje me rreth 5 lek...
Një prej princave të arrestuar në Arabinë Saudite, në gusht ...
Shqetësimi i ngritur pak më parë nga autoritetet e Holandës,...
Historiani Kastriot Dervishi, vijon me publikimin e dokument...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...