web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luan Rama fton qytetarët / Të bashkohemi kundër tepsixhinjëve e timonierëve

5 Nëntor 2017, 13:00, Aktualitet CNA

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, në fjalën e tij në Konventën Kombëtare të LSI-së, të mbajtur ditën e sotme, ka sulmuar qeverinë Rama, teksa e quan atë si një qeveri arrogante.

Sipas Luan Ramës, misioni i LSI-së, është largimi nga pushti i trafikantëve e banditëve, që janë bërë njësh me qeverinë.

Ai u shpreh se: “…me forcën e zemrave tona, me forcën e solidaritetit tonë, me forcën e kurajos qytetare dhe të shpirtit të vendosur që është gjithmonë në anën e qytetarëve do t?i bëhemi barrierë trafikantëve, kriminelëve, timonierëve, tepsixhinjëve, kusixhinjëve, dhe të gjithë atyre që ju ka humbur orientimi, që ju ka humbur timoni, që ju kanë humbur patentat e krimit.” /CityNews

Fjala e nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Z.Luan Rama

Motra dhe vëllezër,

Të dashur delegatë të Konventës Kombëtare të LSI-së,

Mirë se keni ardhur sot në këtë ditë të takimit tonë, i cili është bashkimi i zemra të anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Jemi të gjithë bashkë, bashkë siç kemi qenë gjithmonë që prej themelimit deri sot. Por me ndryshimin që jemi bashkë, dhe më të fortë, sepse na bën të fortë e drejta që është në anën tonë.

Koha dhe historia e pluralizmit problematik shqiptar i ka dhënë historinë e vet LSI-së, rolin e rëndësishëm të rregullatorit, të moderatorit, dhe të koordinatorit të vlerave të shoqërisë shqiptare përballë sfidave.

LSI-ja tre herë në historinë e vet është gjendur përballë sfidës për të shpëtuar Shqipërinë, për të evituar krizën dhe konfliktin. Për herë të parë kur u themelua Lëvizja Socialiste për Integrim imperativa e saj ishte të shpëtonte Shqipërinë nga degradimi i qeverisjes arrogante dhe të papërgjegjshme. E ndërkaq në dy herë të tjera, në 2009 dhe në 2013 qytetarët shqiptarë e ftuan LSI-në të bëhej mburoja e stabilitetit, e ftuan LSI-në të merrte përgjegjësitë e ruajtjes së funksionimit demokratik të institucioneve, dhe evitimit të krizës dhe të konfliktit politik, që vinte si kërcënim për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisjes arrogante të atyre që e quajnë veten forcë e madhe politike.

E ndërkaq sot, në një realitet të ri politik, përsëri qytetarët na kanë ftuar jo më për të ruajtur stabilitetin politik të qeverisjes, dhe funksionimit demokratik të institucioneve, por për t?u bërë mburojë kundër krimit, kundër trafikantëve, kundër banditëve që në rrugë apo në qeveri janë njësoj.

Dhe ne me forcën e zemrave tona, me forcën e solidaritetit tonë, me forcën e kurajos qytetare dhe të shpirtit të vendosur që është gjithmonë në anën e qytetarëve do t?i bëhemi barrierë trafikantëve, kriminelëve, timonierëve, tepsixhinjëve, kusixhinjëve, dhe të gjithë atyre që ju ka humbur orientimi, që ju ka humbur timoni, që ju kanë humbur patentat e krimit. Ne jemi në anën e qytetarëve përballë me ta, dhe bashkë me qytetarët për t?i thënë Jo, Jo krimit, Jo qeverisjes që është nën pushtetin e krimit, dhe Jo pushtetit që është nën qeverisjen e krimit.

Prandaj jemi sot këtu së bashku, jo thjeshtë dhe vetëm për të demonstruar forcën tonë, por mbi të gjitha jemi së bashku për të konturuar rrugën tonë të sotmes, të së nesërmes, dhe të së ardhmes në krye të lëvizjes qytetare shqiptare kundër krimit, kundër dhunës, kundër trafikantëve të drogës.

Jemi sot këtu së bashku për të demonstruar vullnetin qytetar të shoqërisë shqiptare dhe për t?ua bërë mirë të qartë të gjithëve nuk ka imunitet, nuk ka votë në parlament të trafikuar që do të mund të ndalë drejtësinë për të çuar përpara ndëshkimit ligjor cilindo që vepron kundër interesit qytetar, dhe kundër interesave të vendit.

LSI-ja nuk është vetëm dimensioni qytetar i opozitës. LSI-ja nuk është vetëm zëri që artikulon qartë në opozitë interesin e shqiptarëve, por LSI-ja është shpirti, është zemra e rezistencës shqiptare përballë të keqes kudo që të shfaqet ajo, përballë krimit, trafikut, dhe korrupsionit qeveritar.

Prandaj motra dhe vëllezër duke e deklaruar të hapur Konventën tonë kombëtare. Ju ftoj të shprehim atë që ne dimë të bëjmë më mirë se të tjerët, forcën, qëndresën, rezistencën, dhe kurajon e shpirtit të paepur të anëtarëve dhe të të gjithë atyre simpatizantëve që mbështetin LSI.





Lajmet e fundit nga