web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë / Udhëtarët bllokohen në makinë, në pritje të ambulancës

5 Nëntor 2017, 13:07, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Librazhd, ku si pasojë e përplasjes së fortë personat që po udhëtonin në makinën e aksidentuar, kanë mbetur të bllokuar brenda.

Nga ky aksident është bllokuar edhe aksi Elbasan-Librazhd, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Nga momenti në moment pritet ardhja e policisë dhe ambulancës, për të ndihmuar të aksidentuarit. Nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur rëndë, por ajo që mund të themi është se përplasja ka qenë shumë e fortë, siç duket edhe në foton e publikuar nga Joq.al. /CityNews





Lajmet e fundit nga