web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Peleshi: Bujqit nuk mund ti konsiderojmë fermerë/ Do rikonceptojmë politikat për fshatin

2 Nëntor 2017, 09:32, Aktualitet CNA

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi është thirrur paraditen e sotme në interpelancë në Kuvend nga deputeti socialist Erion Braçe.

Pasi Braçe deklaroi se nga ky sektor të vetmit që fitojnë janë tregtarët, ndërsa bujqit dhe blegtorët e thjeshtë vetëm humbasin, pasi detyrohen të shesin produktet e tyre nën kosto, Peleshi i është përgjigjur se bujqit e thjeshtë nuk mund të quhen fermerë.

Sipas ministrit Peleshi, bujqit e thjeshtë fitojnë mesatarisht 30 dollarë në muaj dhe kjo kategori nuk mund të quhet fermerë.

?Mos prisni politikë definitive, jemi në kulmin e një punë dhe konsultimi intensiv me ekspertë të kësaj fushe dhe do rikonceptojmë politikat tona mbi zonat rurale?- tha Peleshi.

Gjithashtu ministri Peleshi tha se do rishikohen politikat e ministrisë së Bujqësisë dhe do të mbështetet fshati./ CityNews





Lajmet e fundit nga