Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Artur AJAZI
OJF-të që veprojnë në disa qytete kryesore, prej vitesh po abuzojnë me miliona lekë fonde dhe sponsorizime të marra nga institucionet e shtetit dhe kompani private biznesi, të cilat vetëm në destinacionin e premtuar nuk kanë vajtur. Në shkallë vendi ushtrojnë aktivitetin e tyre dhjetra OJF, dhe të gjithë kanë fushën e tyre të veprimit në jetën shoqërore dhe institucionale. Organizatat jo fitimprurëse, thuhet se ? janë partnerë të rëndësishëm të Shërbimit Social Shtetëror?, dhe si të tilla ato bashkëpunojnë në mënyrë të rregullt si me OJF të cilat mbrojnë interesat e grupeve vulnerabël që marrin shërbime nga SHSSH, ashtu dhe me OJF-të që ofrojnë shërbime për këto grupe vulnerabël.
Gjithashtu SHSSH monitoron cilësinë e shërbimeve për të garantuar respektimin e standardeve të miratuara. Edhe pse është zgjeruar dhe rritur roli plotësues i OJF-ve në ofrimin e shërbimeve sociale, shteti nuk mbetet ende faktori kryesor për shërbimet për familjet dhe fëmijët në nevojë. Sistemi aktual ?i mbrojtjes sociale? ofron mbështetje financiare për familjet e varfëra (Programi i Ndihmës Ekonomike ), trajtim rezidencial për fëmijët e braktisur dhe me probleme sociale dhe lehtësira për fëmijët me statusin e jetimit. Nga vlerësimi i shpërndarjes së shërbimeve për fëmijë sipas shtrirjes gjeografike, konstatohet një përqëndrim i madh i OJF-ve, qendrave, dhe shërbimeve të ndryshme për fëmijë kryesisht në Qarkun e Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit.
Në qytetin e Elbasanit dhe në Durrës, në 2 vitet e fundit është rritur me 3 herë numri fëmijëve që janë braktisur nga prindërit e tyre, shumica romë, dhe që sot gjenden akoma pa rrugëzgjidhje në fatin e tyre. Në këto dy qytete, kanë aktivitetin e tyre dhjetra përfaqësi të OJF, të cilët pavarsisht se deklarohen ?të pavarur dhe jo fitimprurës?, kanë goxha lidhje të forta me institucionet e shtetit , dhe thithin goxha para për aktivitetet e tyre . Mjafton të përmendim faktin se psh në Elbasan nga statistikat rezulton se pjesa më e madhe e fëmijëve janë të braktisur dhe vijnë nga familje me probleme social ? ekonomike kryesisht nga qyteti dhe fshatrat.
Në Shqipëri rrjeti i Institucioneve ?Rezidenciale Publike të Përkujdesit për Fëmijet? përbëhet nga 9 institucione publike dhe 13 qendra rezidenciale jopublike. Partnerë të OJF janë ministritë, por edhe drejtoritë e Punësimit, Instituti Sigurimeve Shoqerore, Komisariatet e Policisë. OJF në projektet e tyre thuhet se ? kanë shumë prioritete, duke nisur nga ndihma e shtresave në nevojë, fëmijët dhe gratë e braktisura, ndihma ndaj të moshuarve, ndihma ndaj fatkeqësive natyrore, apo njohja e kompetencave të Avokatit të Popullit, njohja me kompetencat dhe detyrimet e Prefektit dhe kryetarit të Qarkut, drejtorit të Policisë Qarkut, ?, si dhe aktivitetet e ndryshme për ?të drejtat e njeriut? të cilat padyshim bëhen duke siguruar vlera financiare.
Çdo prezantim, çdo takim, çdo promovim, çdo sensibilizim, çdo interesim, çdo fushatë e mbledhjes së ndihmave, çdo nismë juridike për tu ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, çdo kundërshti politike, kushtetuese, qeveritare, nuk bëhet falas, por vetëm duke e patur ?xhepin plot me para?. Por asnjëherë nuk është bërë transparent fakti i financimeve të OJF, asnjëherë nuk dihet (ose dihet fare pak) destinacioni parave me të cilat ata realizojnë aktivitetet dhe sjellin apo dërgojnë ndihmat e tyre, hapin qendrat e tyre të rehabilitimit, apo vendosin bashkëpunimin ligjor me institucionet e shtetit.
Burime të sigurta i thanë ? CityNews.al? se ?vetëm në vitin 2317 përfaqësues të disa OJF në Durrës dhe Elbasan, kanë marrë nën pretekstin e ?aktiviteteve jo politike?, apo ?ndihmave për shtresat në nevojë? rreth 150 milion lekë, nga institucionet e shtetit dhe kompani private në rrugë të ndryshme. Madje nga këto të fundit , milionat janë marrë edhe me ndërhyrjen e ndonjë politikani nga Tirana?. Mjafton të përmendim faktin se ?nga se deri në vitin 2013, OJF në Shqipëri kanë përfituar rreth 5 milionë euro nga donatorë të huaj vetëm për romët. Këto para duhet të shfrytëzoheshin për integrimin e tyre në shoqëri.
Në Elbasan numërohen të paktën 800 familje ku 500 prej tyre janë përqendruar në lagjen ?5 maji? në vendin e quajtur Rrapishtë. Ato edhe sot e kësaj dite jetojnë si në mesjetë, të grumbulluar në kope si bagëtia, pa kushte jetese. Transparenca e parave të OJF gjithmonë ka qenë ?molla e sherrit? edhe për kampet politike./ CityNews
Kryetari i PBDKSH, Eduart Ndocaj ka marrë pjesë në takimin e...
Nga Azem ParllakuNë muajin prill kur, Aleksandar Vuçiç, sigu...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zgur...
Një person është ndaluar nga policia në Kakavijë pasi ishte ...
Analiza në degën e PD ka filluar me probleme dhe përplasje t...
I deleguari në degën e PD-së Jamarbër Malltezi në një interv...
Sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thirrur në...
Në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u ...
Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore në ngarim të Ma...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha sërish ka hedhur akuza nda...
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Z. Blendi Klosi mblodhi ...
Tashmë prej shumë vitesh në Tiranë është bërë traditë festa ...
Një komision Ad-Hoc, i përbërë nga ekspertë të huaj të menax...
Kryeministri Rama ka shkarkuar të gjithë prefektët në qarqe....
Partia Demokratike po zhvillon analizën e saj në degë. Në sh...
Pas publikimit të dosjes “Habilaj”, në të cilën i implikuar ...
Ndoshta e padëgjuar më parë dhe e vështirë për tu besuar, po...
Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeve...
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Polici...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti sot në një takim Amb...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...