web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjylameti: Prokuroria, e kapur nga politika, sot refuzuam një farsë

25 Tetor 2017, 20:21, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e ftuar në studion e televizionit Ora News, ka komentuar situatën aktuale politike, të krijuar pas përfshirjes së emrit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në bisedat e bandës së drogës së kushërinjve të këtij të fundit.

Sipas Gjylametit, vota e maxhorancës ditën e sotme ishte një refuzim i farsës së Prokurorisë, që sipas saj është e kapur politikisht.

Gjylameti u shpreh se kërkesa e prokurorisë ishte absurde, pasi nuk kishte prova që të mund të çonin në burg ish-ministrin Tahiri.

“Ajo që ne refuzuam ishte absolutisht një kërkesë absurde për arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm. Të dy kolegët e opozitës dhe mazhorancës lexuan raportet që kanë mbajtur dy palët në Këshillin e Mandateve për arsye se nuk ranë dakord për absurditetin e prokurorisë për arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ajo që ne bëmë sot është që vazhduam në atë vendim unanim që kishim të gjithë si PS për të mos lejuar vazhdimin e një farse, absurditeti. Ishte një keqpërdorim i pushtetit që i jepet prokurorisë në përdorimin e fjalëve prova por prova nuk kishte.Çdokush nuk duhet të arrestohet dhe më pas të gjejmë prova.Kolegët tanë të Këshillit të Mandateve argumentuan në çdo moment dhe në çdo hallkë të raportit që përpiluan faktin se nuk kishte prova bindëse të implikimit të Tahirit në çështjen Habilaj. Ne pamë nga prokuroria jonë një katër fletësh që për mua tregon joseriozitet, një katër fletësh ku tregonte implikimin ndërkohë nuk kishte asnjë provë”, – deklaroi ndër të tjera Gjylameti.

Sipas saj nuk mund të ketë drejtësi me një proces të montuar politikisht. /CityNews





Lajmet e fundit nga