web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me gradat shkencore në UE/ Doktoraturë ka vetëm në Albanologji, Këshilli ka dhënë në degë të tjera

24 Tetor 2017, 13:13, Aktualitet CNA

Nga Artur AJAZI

Bazuar në ligjin mbi ?Arsimin e Lartë?  prej  vitesh  edhe në Universitetin e Elbasanit funksionon me rrotacion kryetarësh, Këshilli Profesorëve.  Sipas ligjit arsimit lartë ky krijohet  me 12 anetare. Te gjithë vendimet  që merren lidhur me promovimin e gradave akademike merren nga ky keshill. Realisht UE  ka shkollë doktorature vetëm në Albanologji, ndaj nuk  mund  të japë Keshilli i Profesorëve, tituj edhe për degët e tjera.

Si rregull ky këshill duhet  të mblidhet  cdo muaj, por faktikisht mblidhet  sipas rastit, ose më saktë kur  duhet  ti  bëhet  nderi  ndonjë ?miku?. Çdo procedurë për  promovimin e titujve akademikë  duhet  të realizohet nga  Këshilli i Profesorëve. Sipas  ligjit  Këshilli i Profesoreve te UE duhet te promovojë tituj akademikë vetëm për ato degë në të cilat ka shkollë doktorraturë. Duke shkelur ligjin, në UE, Këshilli Profesorëve, edhe pse ky  universitet ka doktoraturë vetëm në Albanologji, merr guximin dhe inicion dhënien e titujve edhe për degët e tjera.

Shumë pedagogë, kanë shfaqur  shqetësimin e tyre  duke kërkuar ndihmën e mediave, për të denoncuar dhe ndalur  shkelje të tilla ligjore. Ata nuk kanë munguar të vënë në dijeni edhe MAS dhe kreun e saj  Lindita Nikolla. Por si ndiqet rrugët dhe shkallët e dhënies së titujve shkencorë, kritere të cilat janë duke u shkelur në UE.

Procedurat  dhe kriteret per titujt shkencorë:

Sipas  ligjit  Nr.9741, datë 21.5.2007 ?PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I NDRYSHUAR ME LIGJET Nr. 9832, datë 12.11.2007  Nr. 10 307, datë 22.7.2010 dhe Nr. 10 493, datë 15.12.2011 Neni 19, Këshilli i profesorëve  ndjek këto procedura për dhënien e titujve shkencorë.





Lajmet e fundit nga