web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Legalistet braktisen tryezen e opozitës/ PD nuk mund të mbrojë kauza që kalojnë interesin vetiak

18 Tetor 2017, 12:36, Aktualitet CNA

Ish-aleati i Lulzim Bashës, kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, në një postim në rrjetet sociale ka shpjeguar arsyet e mospjesëmarrjes së tij në tryezën e sotme të partive opozitare.

Gjana tha se vendosi  të mos marrë pjesë në Tryezën e Opozitës edhe pse ishte i ftuar nga PD.

Në postimin e tij, Sulejman Gjana shpjegon arsyet pse mori një vendim të tillë.

Gjana thotë se ?Perderisa une jam ne largim nga detyra e Kryetarit, nuk mund te angazhoj sot PLL ne nje “aksion” te perbashket me PD aq me teper kur nuk kemi asnje garanci se PD mund te mbroje kauza qe kalojne interesin partiak apo thjesht vetiak dhe se mund t’u qendroje angazhimeve te veta me partneret dhe qytetaret shqiptare.?

Deklarata e plotë e Sulejman Gjanës:

I nderuar z. Spaho.
Ju falenderoj per ftesen per takimin e sotem “ne lidhje me aksionin politik te opozites ne driten e zhvillimeve me te fundit”.
Siç mund ta dini, jam kryetar ne largim i PLL pasi nuk do te rikandidoj per nje mandat tjeter ne krye te PLL ne kuvendin tone te dt. 25/11.
Kete vendim e kam marre pikerisht per arsye se kete vit e kisha angazhuar PLL ne mbeshtetje te plote te aksionit opozitar dhe te kauzave te atij aksioni; aksion dhe kauza qe u tradhetuan nga PD dhe z. Basha duke u shkaktuar nje dem te madh opozites ne teresi, PLL ne veçanti por edhe mua personalisht.
Perderisa une jam ne largim nga detyra e Kryetarit, nuk mund te angazhoj sot PLL ne nje “aksion” te perbashket me PD aq me teper kur nuk kemi asnje garanci se PD mund te mbroje kauza qe kalojne interesin partiak apo thjesht vetiak dhe se mund t’u qendroje angazhimeve te veta me partneret dhe qytetaret shqiptare.
Besoj se Kryetari i ardhshem i PLL dhe kryesia e re do te mund te marrin vendimin e duhur ne raport me pozicionin dhe aksionin e ardhshem te PLL.
Perderisa LSI do ti bashkohet aksionit opozitar ne fjale, shpresoj se kete radhe PD dhe kryetari juaj do te burreroheni dhe do ti qendroni angazhimeve tuaja dhe kauzave qe PD i afishon dhe merr persiper ti mbroje.
Shpresoj gjithashtu qe tashme PD do ti korrigjoje gabimet e veta dhe do te vendose me lidershipin e ri te PLL nje marredhenie te sinqerte dhe korrekte./ CityNews





Lajmet e fundit nga