web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-juristi i CEZ kallëzim në prokurori / Ja kush u vodhi 39.5 milionë euro shqiptarëve

18 Tetor 2017, 14:33, Aktualitet CNA

Juristi i Operatorit të Shpërndarje së Energjisë Elektrike, Romeo Kara, me anë të një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se ka arritur në fund të investigimeve të tij personale për skandalin e privatizimit të kompanisë CEZ, e kësisoj ka depozituar në prokurori një kallëzim penal për 7 persona.

Sipas tij, 7 persona janë fajtorë për dëmin ekonomik ndaj shtetit shqiptar, që i rezulton të jetë së paku 39.5 milionë euro, ndër të cilët akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin aktual Ilir Meta.

“Sot, pas nje pune relativisht te gjate dhe te lodhshme, pas nje ivestigimi te plote e te sakte, perfundova dhe dergova prane Prokurorise se Pergjithshme nje padi, kunder Ilir Metes, Sali Berishes, Kastriot Ismailit, Bujar Nepravishtes, Martin Roman, Tomas Pleskash dhe Jozef Hejsek, lidhur me vepren e korrupsionit, shperdorimit te detyres dhe ushtrimin e ndikimit te paligjshem te kryer pergjate lidhjes dhe zbatimit te kontrates DIA-CEZ.
Demi ekonomik i shkaktuar nga kjo veprimtari kriminale eshte se paku 39.5 milione Euro.”, – shkruan Kara, teksa shprehet se për çdo të re do të informojë publikun me anë të medias. /CityNews





Lajmet e fundit nga