web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i ministres Nikolla/ Dy udhëzime kontradiktore për regjistrimet në universitete

17 Tetor 2017, 08:56, Aktualitet CNA

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka nxjerrë dy udhëzime të ndryshme për regjistrimet në universitete duke shkaktuar kaos dhe paqartësi te studentët.

Ndërkohë që ministrja e Nikolla, para dy javësh, me datë dy tetor nxori një udhëzim i cili në pikën 1thoshte se për regjistrimin në universitete është caktuar një afat kohor prej datës 1 deri me 14 tetor, i ndarë në 7 faza 48 orëshe. Ku cilësonte se nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48 orësh, humbet të drejtën për tu regjistruar.

Gjithashtu në këtë udhëzim theksohet se universitetet private nuk aplikohet ndarja në faza 48-orëshe.

Skandali i ministres qëndron në faktin se, pas dy javësh, me datë 16 tetor ka nxjerrë një tjetër udhëzim kontradiktor me të parin, i cili nuk përcakton as afate dhe as faza 48-orëshe për regjistrimet.

Gjithashtu në këtë udhëzim, ministrja nuk thotë asgjë për universitetet private.

Udhëzimi thotë se ?Gjatë periudhës 16 deri me datë 26 tetor, institucionet e arsimit të lartë vijojnë me procedurat e regjistrimit të kandidatëve nëpërmjet portalit u-albania, në programet e studimit në të cilat kanë aplikuar në raundin e parë apo të dytë. Të drejtën e studimit e përfitojnë kandidatët të cilët nuk janë regjistruar në ndonjë program tjetër studimi?./ CityNews

Ja dy udhëzimet:

 





Lajmet e fundit nga