web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anëtari i Kryesisë së FRPD-së rrëfen çfarë ndodhi në mbledhje / U larguam të ndarë në qëndrime

11 Tetor 2017, 18:57, Aktualitet CNA

Pas mbledhjes me dyer të mbylluara të Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në të cilën mori pjesë edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili u vu me shpatulla pas muri nga të rinjtë demokratë, raportime të ndryshme duke u bazuar mbi postimin e një fotoje të përbashkët mes Bashës dhe të rinjve të FRPD-së, u spekulua për një paqe mes PD-së dhe FRPD-së dhe falje nga ana e tyre.

Por sipas Kryesisë së FRPD-së, gjuha e përbashkët mes tyre dhe liderit demokrat është gjetur vetëm për një foto dhe jo më shumë. Pasi nuk mund të justifikohet dështimi i tij në krye të partisë si dhe fyerja ndaj të rinjëve demokratë duke mos i përfaqësuar ata në listën e kandidatëve për deputetë.

Andi Përmeti, anëtar i Kryesisë së FRPD-së, ka hedhur dritë mbi këto spekulime, duke u shprehur për “CityNews.al”, se vetë tejzgjatja e takimit, që duhet theksuar ka qenë rreth 5 orë, është dëshmi e mosdakordësisë deri në shqetësim për vendimarrjen e Bashës në shkelje të plotë statutore me listën, gjë që solli edhe humbjen e PD-së në zgjedhje.

“Sqarim per miqte e mi, nga te cilet telefoni sme ka rreshtur 1 minute sot.

Dje ka patur nje takim te tejzgjatur ndermjet kryesise se FRPD dhe Lulezim Bashes. Tejzgjatja e takimit tregon qartazi mosdakortesine deri ne shqetesim per vendimarrjen e Bashes ne shkelje te plote statutore. Vendimarrje qe ne mendimin tim personal solli humbjen e besimit te te gjithe demokratet dhe si pasoje humbjen shkaterruese te PD ne zgjedhjet parlamentare te 2017.”, – shprehet Përmeti, i cili nuk e sheh të arsyeshme të japë detaje të tjera nga mbledhja me dyer të mbyllura.

Ai thotë se vetëm një foto e përbashkët ishte vendimarrje unanime, ndërsa qëndrimet e tjera nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale, janë tërësisht personale dhe jo kolektive.

“Nuk me duket etike te zgjatem mbi diskutimet konkrete qe u zhvilluan me dyer te mbyllura por me duhet te sqaroj nje pike shume te rendesishme:
Vetem dalja ne foto ishte vendimarrje unanime, statuset e postuara dhe trumbetuara sot ishin totalisht vendimarrje personale e gjithkujt qe ka bere postimin.
Do ishte vertet bukur qe nje foto te tejkalonte cdo vendimarrje te gabuar por per fat te keq nuk eshte keshtu”, – vijon Përmeti duke shtuar se “Besimi nuk lind dhe smund te linde kurre nga nje buzeqeshje ne nje foto por mund te rindertohet vetem me vepra konkrete dhe nder vite buzeqeshjet dhe fotot skane munguar kurre ndersa veprimet konkrete kane qene inekzistente”.

Në përfundim të sqarimit të tij, anëtari i Kryesisë së FRPD-së, shprehet se: “Duke degjuar Z. Basha ne parlament me ka bere pershtypje shprehja drejtuar Rames: me genjeve njehere, faji eshte eshte i yti, me genjeve per here te dyte, faji eshte i imi.
Pyes veten: A vlen kjo shprehje per Kryesine e FRPD.

P.S. Zgjedhja per te mos buzeqeshur ne foto nuk kishte si qellim dalje shemtuar”. /CityNews





Lajmet e fundit nga