web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri Gjiknuri takim me banorët në Himarë/ Shpronësimet do të vijojnë

6 Tetor 2017, 13:00, Aktualitet CNA

Pasi ka zhvilluar një takim me banorët e Himarës, ministri Gjiknuri në një dalje për mediat ka theksuar se projekti i shpronësimeve do të vijojë.

Sipas ministrit Gjiknuri bëhet fjalë për një projekt konkret për zhvillimin e qendrës së Himarës dhe në dobi të banorëve të kësaj zone.

?Skema e shpronësimeve do të vijojë dhe banorët do të kompensohen. Pas identifikimit të problematikave të fundit do të vijojë projekti i qeverisë?- u shpreh ministri Gjiknuri.

Në bazë të planit vendor, mësohet se në këtë zonë do të prishen rreth 80 objekte, projekt i cili është kundërshtuar nga banorët.

Banorët e Himarës shprehen të vendosur për të kundërshtuar këtë projekt deri në plotësimin e kërkesave të tyre./ CityNews





Lajmet e fundit nga