web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishin kthyer në tmerrin e shkodranëve / Gjykata jep masën e sigurisë për bandën e hajdutëve

5 Tetor 2017, 14:41, Aktualitet CNA

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për tre të arrestuarit që akuzohen për 11 vjedhje e grabitje në qytetin verior.

Gjykata ka vendosur që shtetasit Esmir Dema, Altin Billa dhe Gentian Dibra, do të qëndrojnë në burg, për 11 vjedhjet në fjalë.

Më poshtë do të mund të informoheni mbi vjedhjet e kryera të 3 të arrestuarve, që kryesisht kanë pasur si pikësynim banesat me pronarë shtetas të moshuar.

“1-Më datë 26.06.2017, në lagjen ?Kongresi i Përmetit?, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases K. B. 68 vjeçe.

2-Me datë 09.07.2017, në lagjen ?Tre Herojnt?, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Gj. B. 58 vjeç.

3-Me datë 18.08.2017, në lagjen ?Naim Gjylbegu?, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S. K. 60 vjeç.

4-Me datë 23.08.2017, në lagjen ?Vojo Kushi?, Shkodër, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. G. 77 vjeç.

5-Më datë 23.09.2017, në lagjen Shirokë, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. B. 52 vjeç.

6-Me datë 22.08.2017, në lagjen ?Tom Kola?, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M. M. 62 vjeç.

7-Me datë 24.09.2017, në lagjen ?Skënderbeg?, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases F.Gj.

8-Më datë 01.06.2017, në fshatin ?Boriç i Madh?, Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K. M. 58 vjeç.

9-Më datë 17.08.2017, në fshatin ?Gruemirçesmë?, Malësi e Madhe, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R. 47 vjeç

10-Më datë 19.08.2017, në fshatin ?Boriç i Madh?, Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh. A. 72 vjeç.

11-Më datë 01.07.2015, në fshatin Kullaj, Malësi e Madhe, është vjedhur me thyerje banesa shtetasit Y. B. 64 vjeç.”





Lajmet e fundit nga