web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata jep masën e sigurisë për shënjestrën e atentatit të Vlorës/ Autorët enden të lirë

5 Tetor 2017, 14:12, Aktualitet CNA

Ndërkohë që autorët e atentatit në Vlorë enden të lirë e të pashqetësuar, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për atë që kishin në shënjestër atentatorët në rrugën Transballkanike.

Ferdinand Llanaj është njohur me masën e sigurisë nga ambientet e spitalit të Vlorës, ku po mjekohet pas plagëve të marra. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi pistoleta e gjetur në vendin e ngjarjes dhe që i përkiste 39-vjeçarit Llanaj, rezulton të ishte pa leje.

Kujtojmë se në këtë atentat mbetën të plagosur edhe i biri 8-vjeçar i Ferdinand Llanajt, dhe shoku i vet Dritan Bega. /CityNews





Lajmet e fundit nga