web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punonjësit pa rroga, ministrat zhgërryhen në luks/ Ky është shteti i Noriegës

4 Tetor 2017, 06:45, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, sipas të cilit punonjësit nuk marrin rrogat.

Në postimin e tij Berisha ka publikuar mesazhin e një mjeku nga Dibra dhe një punonjësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të cilët ankohen se nuk kanë marrë pagat.

Sipas mesazhit, në Dibër shkak për situatën është bërë mungesa e dy titullarëve të Drejtorisë së Fondit të sigurimeve shëndetësore.

Ndërsa punonjësi i dytë akuzon Ministrin Blendi Klosi për mos marrjen e pagave, pasi siç thotë ai ka vënë veto dhe nuk ka nisur asnjë procedurë për shpërndarjen e tyre./ CityNews





Lajmet e fundit nga