web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njëzetë kandidatë në garë/ Mbyllet konkursi për Kryeprokurorin

3 Tetor 2017, 20:31, Aktualitet CNA

Njëzet kandidatë janë paraqitur deri më tani konkursin për postin e  Kryeprokurorit të ri të shteti të Maqedonisë, që ka përfunduar ditën e sotme. Së bashku me lajmin mediat maqedonase ne gjuhën shqipe kanë raportuar se, pas paraqitjes së kandidatëve, Këshilli i prokurorëve publikë, me kërkesë të Qeverisë, në afat prej 15 ditësh duhet të parashtrojë mendim të justifikuar në formë të shkruar për të gjithë kandidatët e paraqitur që i plotësojnë në kushtet.

Nëse Këshilli nuk e jep mendim në afatin prej 15 ditësh, ai do të pasohet me një tjetër shtesë pesëmbëdhjetë ditorer , pas së cilës, nëse nuk ka njoftim me shkrim, konsiderohet se mendimi është pozitiv.

Më pas procedura vazhdon në Qeveri, e cila në seancë shqyrton kandidaturat, duke përfshirë edhe mendimin e Këshillit të prokurorëve publikë dhe duhet të marrë vendim për një nga kandidatët për të cilën paraprakisht ekziston mendim pozitiv nga Këshilli.

Vendimi pastaj shkon në Kuvend si Propozim zgjidhje, ndërsa njëkohësisht deponohet edhe mendimi i Këshillit të prokurorëve publikë. Për emërimin e një prokurori publik Kuvendi vendos me shumicë votash prej 61 deputetëve.

Mandati i Prokurorit shtetëror Publik është gjashtë vjeçar, me të drejtë rikandidimi. Gara për kryeprokurorin e ri u hap pasi, me propozim të Qeverisë, në 17 gusht 2017 Kuvendi  shkarkoi Marko Zvërlevskin nga funksioni i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë. Në shkaqet për shkarkim Qeveria theksoi se Zvërlevski e kish kryer funksionin në mënyrë joligjore, jo me kohë dhe joprofesionale. Me sjelljen dhe veprimet e tij, sipas Qeverisë, kish treguar se Zvërlevski nuk ishte i aftë për kryerje të funksionit dhe se kish prishur imazhin e tij.





Lajmet e fundit nga