web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e bujshme e Nikollë Lesit / Prangat do kërcasin mbi peshqit e mëdhenj

3 Tetor 2017, 20:10, Aktualitet CNA

Gazetari dhe publikuesi Nikoll Lesi, ka dalë në një deklaratë të fortë në lidhje me deklaratat e ambasadorit Lu dhe mbërritjen e FBI-së, e cila po asiston në trajnimin e Policisë së Shtetit.

Ai u shpreh në debatin që po zhvillohet në emisionin “360°”, nën moderimin e Artur Zhejit, se FBI-ja ka në dorë dosjet e peshqve të mëdhenj të krimit, dhe arrestimi i tyre nuk është i largët.

Ai shtoi se peshqit e lidhur me politikën apo pjesë e saj nuk do të shpëtojnë nga kërcitja e prangave, e cila do të vijë sëshpejti. /CityNews





Lajmet e fundit nga