web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nikollë Lesi-Salianjit: Ju i dhatë 74 deputetë Edi Ramës në zgjedhjet e 25 qershorit

3 Tetor 2017, 19:54, Aktualitet CNA

I qenë prezentë rreth tryezës së emisionit ?360 gradë?, pronari i gazetës ?Koha Jonë?, Nikollë Lesi, e ka kundërshtuar ashpër deputetin e listës Basha, Ervin Salianji, i cili ka këmbëngulut se fitorja e Edi Ramës dhe e PS-së në zgjedhjet e 25 qershorti ka ardhur si rezultat i blerjes së votave, me paratë e drogës. Një argument ky i përdorur rëndom, madje teprueshëm nga kryetari i vetëzgjedhur i PD-së Lulzim Basha.

Lesi e ka kundërshtuar argumentin e Salianjit duke theksuar se fitorja e socialistëve në zgjedhje ka ardhur si rezultat i dobësisë dhe naivitetit politik të Lulzim Bashës.

?Ju i dhatë Edi Ramës shtatëdhjetë e katër deputetë?, ka përsëritur Nikollë Lesi. /CityNews





Lajmet e fundit nga