web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkup/ Petre Shilegov parashikon investime të cilat kapin vlerën e 150 milion euro

1 Tetor 2017, 18:09, Aktualitet CNA

Në një takim të organizuar me banorët në qytetin e Shkupit, kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov, është njohur me problemet dhe kërkesat e tyre. Në qendër të vëmendjes ishte ulja e ndotjes së ajrit në kryeqytet, ku Shilegev premtoi se do të ndërmarrë masa për ta parandaluar këtë fenomen, pasi sipas motos së tij, më e mira është që një sëmundje të parandalohet sesa të shërohet.

Ai premton se do të luftojë për një ambient më të pastër për banorët, për të pasur një shëndet dhe jetë sa më të mirë.

?Qytetarët tanë kanë nevojë për shëndet më të mirë dhe jetë më të mirë, dhe ne me përkushtueshmërinë më të madhe dhe me shumë punë, veçanërisht për ajrin të cilin e thithim, për mjedisin në të cilin jetojmë do të ndikojmë që të ketë shëndet më të mirë. Sëmundjet respiratore, në fakt sëmundjet të cilat vijnë si pasojë e ajrit të ndotur të cilin e thithim, Maqedonisë i kushtojnë 150 milion euro në vit, aq kushtojnë shërimet spitalore?, deklaroi, Petre Shilegov, kandidat i LSDM-së. /CityNews





Lajmet e fundit nga