web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Paketa e re fiskale/ Sistem pa taksa për çdo investim në turizëm

29 Shtator 2017, 09:52, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar paraditen e sotme se qeveria do të lançojë një paketë të re fiskale për turizmin.

Rama u shpreh se me këtë paketë do të vendoset një sistem pa taksa për çdo investim në turizëm që do të ketë një çertifikim dhe operim nga një prej firmave globale, që do të thotë 5 yje të certifikuara me operatorë globale.

?Na duhet turizmi i nivelit të lartë që le shumë para në vend. Këtë vit kemi pasur shumë më tepër kërkese se cfarë ne mund të ofrojmë dhe ajo që shohim ne nga brenda, është që ka më shumë interes për të investuar në Shqipëri në këtë sektor.

Ju i keni ato që duhen që të krijoni kontakte me kompanitë e duhura për të bërë bashkëpunim. Ligji është i favorshëm dhe me paktën fiskale do të çlirohet edhe një energji më e madh?.- tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama ka bërë të ditur se brenda javës së ardhshme, qeveria do të publikojë edhe platformën online të bashkëqeverisjes që do të ketë një dritare të vecantë për biznesin në kohë reale./ CityNews





Lajmet e fundit nga