web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi zbulon/ Ja cilët partnerë janë më të prirur për të tradhëtuar

23 Shtator 2017, 18:30, Aktualitet CNA

Njerëzit me fytyrë të gjerë dhe katrore kanë orientim më të lartë seksual dhe më shumë gjasa të tradhëtojnë, ka gjetur një studim i bërë së fundi.

Studiuesit kanë gjetur se ata me karakteristika më të gjera të fytyrës ishin më agresive dhe më të shtyrë nga seksualiteti. Ekipi i udhëhequr nga psikologu Steven Arnocky në Universitetin Nipissing, Ontario, mati fytyrat e 145 studentëve që ishin në marrëdhënie dhe i intervistoi për jetën e tyre seksuale. Ata me fytyra më të gjera kishin qëndrime më të relaksuara për seksin rastësor dhe ishin më tepër të lidhur me tendenca të tilla si sjellja joetike, paragjykimet dhe tiparet psikopatike. Ata gjithashtu kishin më shumë gjasa të ishin të pasur dhe më tërheqës për seksin e kundërt.

Studiuesit shpresojnë se gjetjet do të hedhin dritë mbi rolin që funksionet e fytyrës në marrëdhëniet seksuale dhe përzgjedhjen e bashkëshortit./CityNews





Lajmet e fundit nga