web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si qëndron e mrekullueshme edhe në moshën 71 vjeçare Cher?

23 Shtator 2017, 18:00, Aktualitet CNA

Edhe nëse ajo do të donte, Cher thotë se asaj nuk i bëjnë më disa prej veshjeve të saj më të famshme.

Superstari ka dhënë një intervistë ku ka zbuluar sekretet e bukurisë e kujdesit ndaj fizikut dhe pamjes së saj.

Cher ka zbuluar se ajo i ruan veshjet e saj në një garderobë të veçantë , në temperaturën e duhur për t?i ruajtur ato nga dëmtimi. Veshja e tyre nuk është më një opsion pasi ajo nuk ka më të njëjtën masë që patur dikur.

?Unë nuk planifikoj t?i rivesh ato, gjatë gjithë jetës time unë kam qen vetëm 48 kilogramë, dhe ka shekuj që unë nuk peshoj më aq. Tani jam 57 kilogramë, dhe më besoni ka një diferencë shumë të madhe ndërmjet 48 dhe 57.?

Është e vërtetë Cher ka shtuar plot 9 kilogramë. Në moshën 71 vjeçare ylli legjendar është ende në formë shumë të mirë dhe thotë se ajo mban linjat e saj me ndihmën e ushtrimeve fizike që ajo bën çdo ditë, dhe mund t?i bëjë ato për tre deri në pesë minuta.

Ajo gjithashtu ka një rutinë të habitshme të kujdesit të lëkurës për dikë kaq të famshmëm.

?Mikja ime më e mirë e cila është Dr.Barbara Sturm, bën një krem larës për sytë dhe lëkurën, të cilin e dashruoj”, tha Cher.

Kur bëhet fjalë për stilin dhe modën, këngëtarja thotë se ajo gëzohet tejmase teksa sheh brezat e rinj, përfshirë Kim Kardashian, të cilat kanë adoptuar disa nga stilet e saja më të veçanta të flokëve, të cilat Cher i përdorte shpesh.

Rregulli i vetëm i modës për Cher është i thjeshtë: “Bëhu kush je.”/CityNews





Lajmet e fundit nga