web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U arrestua pasi lidhi dritat për të karikuar telefonin/ 53-vjeçari i lutet gjykatësit ta lërë në burg

14 Shtator 2017, 18:41, Aktualitet CNA

Një histori e trishtë dhe e zakontë për realitetin shqiptar të hidhur është transmetuar në emisionin Fiks Fare.

Një 52-vjeçar i cili ishte arrestuar nga policia pasi kishte lidhur rilidhur dritat për të karikuar telefonin i është lutur gjykatësit ta lërë në burg pasi nuk kishte mundësi të paguante faturën e kripur.

Luan Komani ka treguar se u arrestua në gusht dhe nuk ka asnjë mundësi për të paguar faturën prej 200 mijë lekësh.
?Unë nuk kam vjedhur! I lidha për të parë televizorin dhe karikuar celularin. Fatura kishte vajtur 1.5 mln për 10 vjet. Burgun nuk e kisha provuar ndonjëherë! Qejf nuk kam të qëndroj në burg, por??, thotë Luan Komani.

Ai rrëfen për mikrofonin e Fiksit se edhe ato pak të ardhura që ka i shfrytëzon për të shkruar ndonjë libër.

?Kam bërë 22 libra! I kam të pabotuara! Aty kam hedhur mendimet e mia për bankën, punën, fshatin në përgjithësi. Jam financier dhe kam punuar bankier tek ish-banka e Kursimeve?, shton ai./Citynews





Lajmet e fundit nga