Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Presidenti Ilir Meta deri tani ka bërë një debut mjaft inteligjent të përdorimit të kompetencave si President i Republikës së Shqipëirsë. Përsa i përket kompetencave në fushën e marëdhënieve me jashtë Presidenti Meta vizitën e parë jashtë shtetit e bëri në Itali. Gjest ky kuptimplotë si për të thënë se është kapërcyer faza e nja 15-16 viteve më parë, kur Meta morri nofkën e ?Kryeminstrit të Korfuzit? pas takimit me Nanon (?kryebashkiaku i Janinës) në Korfuz nën patronazhin e diplomacisë greke, sic është kapërcyer edhe faza e nostalgjisë jugosllave të Metës, e ashtuquajtura ?Bit na Sutjeska?.
Debutimin si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë Presidenti Meta e bëri gjatë një stërvitje të përbashkët të forcave të armatosura shqiptare me ato angleze në Bazën Ushtarako Detare të Bisht Pallës, në Durrës. Në këtë stërvitje merrte pjesë edhe Shefi i Shtabit i ushtrisë angleze Kryemarshalli i ajrit Stuart Peach.
Në mënyrë simbolike Presidenti Meta vazhdoi traditën e bashkëpunimit me anglezët të ushtarakëve të shquar skraparlinj. Kujtojmë këtu nën/kol. Mestan Ujanikun, kol. Dilaver Radeshin apo Xhelal Staraveckën dhe bashkëpunimin e tyre me majorin Leak, me kol. Palmerin me nën/kol. Billy MCLean-in, me majorin Anthony Quayle, e të tjerë përfaqësues të shquar të ML (Military-Liason) apo SOE (Special Operations Executive). Në vitin 1944 pati një shtrëngim duarsh midis 2 ushtarakëve aleatë nën/kol. Ujanikut, heroit të Skraparit, përfaqësuesit të partizanëve shqiptarë dhe kryekomandantit të forcave aleate në Itali londinezit Sir. Harold Alexander, Ërli (Markezi) i Tunisit në Kuartjerin e tij të përgjitshëm në Kazerta të Napolit. Tashmë në vitin 2017 shtrëngonin duart në Bazën e Bisht Pallës Presidenti Meta dekoruar ?Pishtar i Lirisë? dhe kryemarshalli i ajrit Stuart Peach i dekoruar me Kryqin e Madh të Kalorësit të Perandorisë Britanike, pikërisht ai ?skifteri? britanik, që si komandant i forcave ajrore të NATO-s në vijën e frontit (NATO Air Commander -Forëard) në vitet 1999-2000 kontriboi në spastrimin e qiellit të Kosovës nga ?Galeb-at?, ?Orao-t? dhe ?Jastreb-at? e Milloshevicit. Në këtë stërvitje mori pjesë edhe Shefi i porsaemëruar i Shtabit të Përgjithshëm gjen/brigade Kollcaku, i cili për koincidencë njëlloj si kryemarshalli i ajrit Peach vjen nga një përvojë si krye 007 e forcave të armatosura shqiptare.
Marëdhëniet ushtarake anglo-shqiptare
Mbretëria e Bashkuar me mencuri e durim i ka kultivuar, shtuar e zgjeruar kontaktet dhe bashkëpunimin ushtarak me Shqipërinë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi pak kohë më parë në Ambasadën Angleze në Tiranë u vendos edhe atasheu ushtarak nën/kol. Melotte, funksion, që fatkeqësisht më parë kryhej nga atasheu ushtarkak anglez në Shkup. Për koincidencë Franca, që ka pasur përfaqësim ushtarako-diplomatik në Shqipëri që në prill 1945, pasi siguroi kontratën për blerjen nga Shqipëria të helikopterëve ?Cougar? vendosi ta shkrijë postin e atasheut ushtarak në ambasadën e saj në Tiranë dhe ta mbulojë Tiranën nga Roma përsa i përket këtij funksioni diplomatiko-ushtarak.
Ushtarakët bullgarë nuk hapin zjarr kundra simboleve ruse!!!!
Kjo vizitë e profilit të lartë ushtarak britanik në Tiranë ndodh pasi rrodhi në publik lajmi për një incident të rëndë gjatë stërvitje ushtarake të NATO-s ?Noble Jump? në Rumani. Në këtë stërvitje (qershotr 2017) ndër të tjera merrnin pjesë edhe Shqipëria me Anglinë. Gjatë stërvitjes ushtarët dhe oficerët bullgarë kryen një akt të hapur të mosbindjes ushtarake. Ata nuk pranuan të hapnin zjarr kundra objektivave (shenjestrave), që sipas tyre kishin shenjat dalluese ruse. Ushtarakët bullgarë pra nuk hapin zjarr as kundra tabelave të qitjes, nëse ato mbajnë shenja dalluese ruse, jo më të hapin zjarr kundra trupave ruse.
Pikërisht një incident i tillë përbën një kërcënim real për Shqipërinë dhe vë një pikëpyetje jo të vogël për vullnetin e disa vendeve anëtare të NATO-s për t?iu kundërvënë ushtarakisht Rusisë. Normalisht lind pyetja, nëse Rusia apo hyzmetqarët e saj kërcënojnë ushtarakisht me agresion Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan, sa të ngjarë ka, që të aktivizohet Neni 5 i Kartës së NATO-s, që agresioni ndaj një vendi anëtar është agresion kundra cdo vendi anëtar të NATO-s?! Sa të ngjarë ka që bullgarët të hapin zjarr kundra rusëve agresorë në Ballkan? Nëse NATO nuk hap zjarr kundra kërcënimit rus kundra kujt do të hapë zjarr? Kundra kërcënimit të ardhur nga Zimbabve, nga Nepali apo nga Ishujt Kiribati?! Fundi i fundit ushtria bullgare si në Luftën e Parë Botërore (pushtimi i Dobruzhës rumune) edhe në Luftën e Dytë Botërore (grushti i shtetit i 9 shtatorit 1943), megjithë përfitimet e jashtëzakonshme territoriale nga aleatët e saj: Gjermania e Kajzerit dhe Gjermania e Hitlerit nuk hapi zjarr as kundra ushtarëve të Carit Romanov as kundra ushtarëve të ?Vozhd-it?, carit të kuq Stalin. Pra ushtria bullgare e ka vijë sjellje mos kundërshtimin me armë të vëllezërve clirimtarë rusë si në kohë të carit Batenberg, si në kohë të Carit Boris edhe të Sekretarit të Parë Zhivkov apo edhe qoftë të presidentit Rumen Radev.
Vizita e kryemarshallit të ajrit Peach në Bisht Pallë dhe prezenca e Presidentit Meta mes trupave shqiptare dhe angleze ishte si të thuash një premtim diplomatik anglez, që një variant i ?Zapad 2017? në Ballkan do të kundërshtohet nga trupat e Madhërisë së Saj edhe me zjarrin e armëve. Theksojmë se në këtë evenimentin ushtarak në Bisht Pallë me jehonë ndërkombëtare përtej Gadishullit të Ballkanit shkëqyen me mungesën e tyre ministrja taze e mbrojtjes Olta Xhacka dhe zëvendësministri Petro Koci. Në planin e politikës së brendshme shqiptare presidenti Meta i dha Kryeministrit Edvin një leksion përsa i përket sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe sigurisë në Gadishullin e Ballkanit në përgjithësi.
Nga GJERGJ THANASI
/Citynews
Rasti i një fëmije të sëmurë rëndë me deformim të shtyllës k...
Një person në SHBA ka qëlluar për vdekje ish-bashkëshorten e...
Largimi nga puna i dy prej punonjëseve të Partisë Demokratik...
Fakti që kreu i PD-së Lulzim Basha po e drejton partinë pa p...
Per Estelen dhe Genten.Sapo mora vesh nga media qe jane push...
Një nga shprehjet e kryeministrit Rama është komentuar nga i...
Ministria e dikurshme e Jashtme në mandatin e dytë qeverisës...
Pas kritikave të ashpra të drejtuara dje nga lideri historik...
Nëpërmjet disa fotografive në rrjetet sociale, këngëtarja Se...
Gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re në Shkozë për të...
Policia ka ushtruar dhunë ndaj një grupi qytetarësh që kanë ...
Sezoni i uraganit këtë vit ka sjellë shkatërrime dhe kaos ku...
Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend listën e emrave që ...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha vijon me fushatën e tij të lar...
Bella Hadid ndërhyri për të ndihmuar një fotografe femër pas...
Tom Doshi është një nga emrat më të lakuar në media këto vi...
Mbrëmë Kryesia e Partisë Agrare Ambientaliste ka vendosur të...
Shqiptarët do të kenë mundësi që të aplikojnë për lotarinë a...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona për falsifiki...
Në memorialin në përkujtim të tragjedisë së 2 prillit në Shk...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...