web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Luli IK” në memorialin e 2 prillit në Shkodër

14 Shtator 2017, 13:47, Aktualitet CNA

Në memorialin në përkujtim të tragjedisë së 2 prillit në Shkodër janë vendosur ditën e sotme pankarta që i bënin thirrje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha të largohet.

?Luli IK? ishte më kryesorja mes tyre.

Në kushtet kur Basha ka lëshuar akuza ndaj Ruçit si shkaktar i tragjedisë së 2 prillit 1991, në vend të pankartave Ruçi IK, duket se shkodranët kanë shprehur më shumë revoltë për të qenit e Bashës në krye të PD-së sesa të Ruçit në krye të Kuvendit.

Gramoz Ruci u zgjodh në krye të Kuvendit me rreth 5 vota nga deputetët e listës të Lulzim Bashës.

Ky reagim i shkodranëve vjen një ditë pas intervistës së fortë të liderit historik të PD-së Sali Berisha i cili kritikonte hapur Bashën për mënyrën se si e drejton PD-në dhe për njerëzit që e rrethojnë.

/Citynews





Lajmet e fundit nga