web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shakaja e zezë e Ramës/ Pirja e gjakut

14 Shtator 2017, 16:28, Aktualitet CNA

Një nga shprehjet e kryeministrit Rama është komentuar nga ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim , Petrit Vasili.

Vasili i referohet shprehjes ?u kanë pirë gjakun popullin? që Rama e tha me batutë për veten dhe ministrat.

Sipas Vasilit kryeministri është shprehur i sinqertë me të.

REAGIMI I VASILIT

Pirja e gjakut shaka e zezë e Kryeministrit.

Humor i trashë apo humor i zi kur Kryeministri thotë për veten dhe të tijtë se “u kanë pirë gjakun popullit”?
Pohim i sinqertë i kryeministrit kjo është përgjigja. Pasi koncesionet qindra milion euro janë pirje gjaku. Edhe dhjetra milion euro për zyra dhe vanitete të tjera janë pirje gjaku. Edhe taksat e gjobat e pamëshirshme janë pirje gjaku. Edhe ikja e mijëra shqiptarëve vjen nga pirja e gjakut.
Sa për humorin edhe stilistikisht është i trashë si shkollëpaku dhe i zi si pirje gjaku. /Citynews





Lajmet e fundit nga