web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia dhunë ndaj qytetarëve te Unaza e Re/ Përplaset në tokë një grua

14 Shtator 2017, 15:19, Aktualitet CNA

Policia ka ushtruar dhunë ndaj një grupi qytetarësh që kanë protestuar kundër prishjes së banesave të tyre në zonën e Unazës së re të Tiranës.

Madje një grua është rrëzuar në tokë pa ndjenja.

Protesta është organizuar në zonën e Shkozës në kryeqytet për shkak të zgjerimit të rrugës si pjesë e planit urbanistik të Tiranës.

Në total sipas protestuesve preken 153 shtëpi ndërkohë që shifra e dëmshpërblimit sipas tyre nuk i përshtatet tregun aktual.

?Sot i erdhi fundi durimit. Kemi 4 muaj që presim. Na është premtuar dëmshpërblim. Ka banesa që janë bërë para viteve 90 dhe me leje ndërtimi. Na trajtoni si gjithë të tjerët. Na jepni lejen e legalizimin dhe hajdeni bëni çfarë të doni këtu. Ne nuk dinim fare që do vinin fadromat. Na është premtuar nga Erjon Veliaj që do trajtohemi me një VKM të veçantë?- tha një nga banorët.

?Nëse mua shteti më jep hyrje unë nuk jam kundër urbanizimit të Tiranës, por jo duke më hedhur mua në rrugë?- thotë një nga protestueset me lot në sy.

?Do vras veten se nuk kam çfarë bëj, jemi 6 veta në familje dhe unë nuk kam as lek me çfarë të transportoj plaçkat, jetojmë vetëm me pensionin tim. Për 15 vite shteti ishte në gjumë tani na vijnë thonë që shtëpitë nuk legalizohen. Nuk largohemi derisa të gjendet një zgjedhje?- tha një e moshuar./Citynews





Lajmet e fundit nga