web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grida Duma në Shkozë/ Banorët i tregojnë hallet, 12-vjeçari u shoqërua në polici

14 Shtator 2017, 18:34, Aktualitet CNA

Deputetja e PD-së Grida Duma ka shkuar sot në mbrëmje pranë banorëve të Shkozës të cilët protestuan sot kundër shpronësimeve dhe prishjeve të banesave për të ndërtuar Unazën e Re.

Janë më tepër se 153 familje që preken nga projekti të cilat kanë mbetur pa asnjë zgjidhje.

Duma ka biseduar nga afër dhe ka dëgjuar shqetësimin e qytetarëve.

Një prej banoreve ka thënë se është shoqëruar nga policia një 12-vjeçar në komisariat pas protestës së organizuar sot.

Kujtojmë që mediat përçuan edhe një fëmijë rreth 10-vjeç i cili po bërtiste me ngashërime për babain e tij të arrestuar nga policia.

?Një fëmijë 12 vjeç është tani në komisariat. Aty tani, në rajonin në 1 janë 16 veta, që kërkojnë pronën e tyre. Ai fëmijë është traumatizuar. Ka mbi 4 orë që rri aty?, tha qytetarja.
?Tani do shkojmë direkt atje?, reagoi Duma.

/Citynews





Lajmet e fundit nga