Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Policia ka publikuar listën e masave të ndërmarra paraprakisht në vigjilje të vitit të ri shkollor.
?Me qëllim marrjen e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, të aksidenteve rrugore në shkolla e përreth tyre, në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 11 Shator 2017 dhe në vazhdimësi, nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka dalë një urdhër me detyra konkrete për secilën strukturë. Urdhëri parashikon që drejtuesit e drejtorive vendore të policisë, komisariateve/stacioneve të policisë, të studiojnë e vlerësojnë situatën kriminale dhe vendosin shërbimet policore për kontrollin e territorit?,- bën me dije policia në lajmërimin e saj.
Gjithashtu sipas një plani masash, caktohen punonjësit e policisë që do të ngarkohen me shërbime për garantimin e rendit e sigurisë publike në shkollat 9-vjeçare, mesme dhe ato të larta.
Në lidhje me kërcënimet për sulme të mundshme terroriste në vend, në planet e masave do të ketë prani të shtuar të prezencës policore në ambientet e shkollave në përgjithësi dhe në veçanti shkollat e huaja me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë, ndjekjen me përparësi të informacioneve për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal apo terrorist në këto ambiente.
Komisariatet për shkollat që kanë në juridiksion, për orët më të ngarkuara të pikut të lëvizjes dhe të problemeve të mundshme, të sigurojnë prezencë policore me shërbimet e kontrollit të territorit, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me rojet e shkollave dhe punonjësit e shërbimit të SHPSF-ve, të institucioneve që kanë një shërbim të tillë.
Strukturat për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda do të punojnë për identifikimin e personave me këto tendenca, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale të cilat cënojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen normale të aktivitetit në këto institucione.
Urdhëri parashikon bashkëpunimin me drejtuesit e institucioneve arsimore publike dhe të pushtetit vendor për shkëmbimin e mendimeve, përcaktimin e detyrave dhe masave të përbashkëta, për rritjen e nivelit të sigurisë publike.
Policia Rrugore do të kufizojë apo ndalojë parkimet, qëndrimet dhe lëvizjet e automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave.
Në bashkëpunim me njësitë vendore do të punohet për vendosjen e sinjalistikës përkatëse vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve e këmbësorëve.
Gjithashtu do të mbyllen lokalet e tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë janë pika të grumbullimit të personave me precedent kriminal.
Policia do të shkëmbejë informacione me stafin pedagogjik për nxënësit që mund të mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta apo sende të tjera të forta të rrezikshme dhe mbi bazën e tyre zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës, në prani të mësuesve dhe nën mbikëqyrjen e punonjësit të policisë.
Policia do të vlerësojë maksimalisht rastet e telefonatave për vendosje të lëndëve plasëse apo bombave të ndryshme në ambientet, godinat e shkollave dhe të veprohet në kohën e duhur për evakuimin e nxënësve dhe kontrollin e imtësishëm nga njësitë e specializuara për këtë qëllim. Në rastet e njoftimeve të rreme, në bashkëpunim me Prokurorinë të punohet për zbulimin, identifikimin e telefonuesve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Specialistët për krimet dhe ndihmës specialistët e policimit në komunitet do të marrin pjesë në takimet që zhvillohen në shkolla si të bordit të prindërve, të senatit të nxënësve, etj, duke diskutuar dhe trajtuar problemet apo shqetësimet që lidhen me sigurinë publike në këto institucione.
/Citynews
Kryetari i Departamentit të Kulturës në Partinë Demokratike,...
Një nga vajzat e arrestuara katër ditë më parë si pjesë e nj...
Ish kryetar i Partisë Demokratike në Durrës dhe ish deputeti...
Në votimin e djeshëm ku Gramoz Ruçi u zgjodh Kryetar i Kuven...
Aktivisti dhe avokati Altin Goxhaj ka reaguar ashpër në lidh...
Zonja e parë e Amerikës Melanie Trump është nisur sërish për...
Fill pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokrat...
Në një deklaratë zyrtare, PD-ja ka pranuar se votat e depute...
Pas votimit të djeshëm të Gramoz Ruçit kryetar Parlamenti, e...
Viti 2017 nuk ka qenë pa sfidat e tij kur është fjala për të...
Kryeministri Edi Rama në shkresën që i ka dërguar Presidenti...
Menjëherë pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit kanë reagua...
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD lideri hist...
Të paktën tre deputetë të Partisë Demokratike votuan dje për...
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar dhe kandidati për deputet ...
Kryetari i LZHK dhe deputeti i listës së PD-së, Dashamir She...
Ish-kryetari i PD, ish-kryeministri dhe lideri historik Sali...
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nën/kryetarja e PD, Jozefin...
Në këto foto do të gjni vendet e braktisura ntë shpërndara n...
Nuk e di pse, por ndodhi ashtu siç pritej që në seancen e pa...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...