web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fotot nga parlamenti i ri/ Berisha dhe Noka nuk ndryshojnë vendet, Basha rrethohet nga Pollo dhe Bylykbashi

9 Shtator 2017, 17:09, Aktualitet CNA

Nga një vëzhgim i hollësishëm i CityNews, për uljen e deputetëve të rinj në Parlamentin Shqiptar është vënë re se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Flamur Noka nuk e kanë ndryshuar vendin e tyre.

Ndërsa Lulzim Basha nuk i është ndarë Genc Pollos dhe Oerd Bylykbashit. CityNews po sjell disa foto nga seanca e sotme parlamentare, nga ku një vëzhdim i thjeshtë tregon se pothuajse të gjithë deputetët i kanë ndryshuar vendet e tyre.

Tashmë Edmond Spaho nuk do të jetë në krah të Sali Berishës, sepse vendin  e tij e ka zënë deputetja Jonida Tabaku. Në vend të Jozefina Topallit, e cila nuk është më deputete e parlamentit, është ulur Tritan Shehu.

Basha është ulur në rrjeshtin e kartët dhe në krah ka Pollon dhe Bylykbashin, ndërkohë që opozitës nuk i janë dashuë më pak se 4 rrjeshta për t?u ulur, duke pasur parasysh numrin e vogël të përfaqësimit që ka grupi i Lulzim Bashës në Parlament./CityNews





Lajmet e fundit nga